BE përgëzon goditjen e krimit në Shqipëri, por thekson prezumimin e pafajësisë

BE përgëzon goditjen e krimit në Shqipëri, por thekson prezumimin e pafajësisë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin

Pasi organet e drejtësisë kanë vendosur në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa agjencitë ligjzbatuese kanë shkatërruar bandën e trafikut të marijuanës së "Met Kananit", nëpërmjet një njoftimi zyrtar, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka përgëzuar punën e bërë së fundmi nga institucionet publike të vendit tonë.

Pa i përmendur tekstualisht këto dy raste, BE-ja është mjaftuar që t'i përgëzojë autoritetet shqiptare për goditjet e kohëve të fundit ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Deklarata e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Talenti: 14/05/2018 12:46

    kam shpresa te vettingu ndoshta do te bjere edhe Saliu

    Përgjigju
  • BE E SEMURE: 14/05/2018 01:44

    H PO QE SE ky LLOJ futbollit e KA EMRIN VETING , kjo eshte atmosfera me e SHEMTUAR e nje qeverie we PRETENDON te fuse VENDIN NE BE .PO CFARE ESHTE BE ?? NJE MISH MASH KU POLITIKANET TRAZOJNE KUSITE DHE PJEKIN TEPSITE ME SHPRESAT E DJEGURA TE NJEREZVE TE HESHTUR NE SHQIPERI DHE JASHTE SAJ .PSE LU DO NA QEVERISE ?? NUK FUNKSIONON KESHTU .QANI JU BURRIN TIM SE UNE DO SHKOJ NE DASEM .JO RAMA JO .MOS U LEPI BYTHEN ITALIANEVE , MOS E SHIT SHQIPERINE TURQISTANEVE ,?? DILI PER ZOT NE KE KOQE .VLAHUTIN NUK I NDIEN DHIMBJET E FIERAKEVE , VLONJATEVE NGA DROGA JOTE DHE E TAHIRIT NGA GRABITJET E METES DHE TE GJITHE BASHKIAKEVE . SHPRESUAM , PO KOT ...JU KENI SHUME LEKE CI DONO TE TJERAT ?? SI KADAFI .?? GEZOJINI KETO QE KENI .DHE LINI TE TJERET TE KENE NDONJE KOCKE NE PJATE .SKENI FAJ ..JO .. ! JENI TE LIDHUR TE GJITHE ME PARANE

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 13/05/2018 16:27

    Ne Be pa rrjepur me biçak Berishen nuk futemi.

    Përgjigju
    • bledi: 13/05/2018 16:54

      berisha edhe PD eshte si pula pa koke po kercen edhe pak sa ti dal shpirti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë