‘BE përgjegjësi për destabilizimin në rajon’, ish-ministri i Jashtëm grek: Greqia fushatë për nxitjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

‘BE përgjegjësi për destabilizimin në rajon’, ish-ministri i Jashtëm grek: Greqia fushatë për nxitjen e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

ish-ministri Jashtëm grek, Nikos Kotzias

Qeveria greke, duke të ndërmarrë menjëherë në fushatë ndërkombëtare për ndryshimet qe po ndodhin në rajon, rreziqet që po prodhojnë ato dhe drejtimin e kërkesës ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë ish-ministri Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Ai u shpreh se Greqia duhet t’i kushtoi vëmendje ndryshimeve globale dhe rajonale, në mënyrë që t’i identifikoi me maturi dhe qetësi ato, mundësitë dhe problemet strategjike që dalin edhe në vend.

Cfarë ka thënë ish-Ministri i Jashtëm grek për situatën në rajon:

  1.  “Disfata” e SHBA në Afganistan, i ka dhënë përshtypjen shumë udhëheqësve të rajonit tonë, se mund t’i shprehin me shumë lehtësi tendencat revizioniste. Kjo pasi mundësia për që t’i ndal makineria ushtarake amerikane është shumë më e vogël se para 20 vitesh.
  2.  Tendenca më e fortë është ajo e shfaqur në Bosnje. Kjo pasi nga njëra anë Republika Srpska kërkon të rrisë autonominë e saj përballë shtetit qendror të Bosnjës, dhe nga ana tjetër, kroatët duket se nuk duan më t'i nënshtrohen faktorit mysliman siç ka ndodhur deri më sot. Në rritje janë gjithashtu tendencat e autonomisë së serbëve të Kosovës.
  3.   Krahas këtyre tendencave, në shumicën e shteteve të rajonit po rishfaqen ndjenja shumë të forta nacionaliste. Një rrezik acarimi të fortë ka midis Kosovës dhe Serbisë. Nga njëra anë Kosova nuk zbaton marrëveshjet për komunar serbe dhe nga ana tjetër Serbia refuzon të pranojë realitetin lidhur me tokat. Intensive janë edhe dëshirat e zjarrta të nacionalizmit bullgar që ëndërron një “Bullgari të Madhe”. Interesante është se qarqet ekstremiste nacionaliste në Greqi e mbështesin këtë kotzabasizëm vetëm se është armik i Marrëveshjes së Prespës. Prania e tendencave nacionaliste është e fortë edhe në Shqipëri, madje edhe në disa zona në Kroaci.
  4. BE-ja ka përgjegjësi të mëdha për fenomenet e mësipërme, pasi forcon tendencat destabilizuese në rajon. Bashkimi Evropian nuk po e përballon siç duhet dhe po tregohet inferior përballë rrethanave, ndërkohe që ka braktisur edhe politikën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se pa vendet e Ballkanit Perendimor nuk mund të flitet për integrim real gjeografik të BE-së. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së në Evropën Juglindore duket se nuk ka ndonjë interes real, ndërkohë që qeveria greke duket e paaftë të merret me politika thelbësore për rajonin.
  5. Zhvillimet politike në rajon dhe presioni mbi politikën e jashtme, ishin ato që fillimisht kanë cuar ish-kryeministrit e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaef të dorëhiqet. Megjithatë, arsyeja kryesore e këtij veprimi është se BE, pasi nuk përmbushi asnjë nga premtimet e saj dhe nuk menaxhoi sic duhej problemet gjeopolitike të rajonit. Pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE, do të kishte lejuar bashkëjetesën e pakicës shqiptare në një kuadër më të gjerë institucional, diçka që do të kufizonte grindjet e brendshme midis dy komuniteteve më të mëdha, dhe do të pengonte planet për një “Shqipëri të Madhe”.
  6.  Të gjitha zhvillimet e mësiprme, ndihmojnë që vendet si Turqia të presin momentin e duhur për të sulmuar. Ky i fundit, me një levë forcash politike të varura prej tij, kërkoi të kontribuonte në rënien e Zaefit.
  7.  Qeveria greke duhet të zbatojë Marrëveshjen e Prespës dhe dispozitat e saj (përfshirë mbledhjet dhe komitetet e përbashkëta institucionale). Në veçanti, ajo duhet të krijojë komitete të veçanta, si ato që kërkohen për markat tregtare apo tekstet shkollore. Nuk duhet nënvlerësuar përdorimi i emrit ilegal “Republika e Maqedonisë” nga tetë kryetarë të komunave të sapozgjedhur. Është e nevojshme që disa idiotë në Athinë të kuptojnë se fakti që forcat nacionaliste në Shkup nuk e duan Marrëveshjen e Prespës dhe donin ta çonin Zaefin në rënie, nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e “tradhtisë sonë”.
  8.  Në Athinë mbetet ende pezull tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, që qeveria duhet t’i kalojë menjëherë në parlament. Nga ana tjetër opozita, duke marrë parasysh destabilizimin në rajon dhe nacionalizimat, nuk duhet ta përdori këtë çështje kundra me taktika. Por përkundrazi, të kontribuojë në promovimin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, për të mos forcuar pozitat e forcave më agresive në rajon.

Për mua përfundimi është vetëm një: Duhet seriozitet dhe ndjenjë përgjegjësie nga të gjithë ne.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari