TIRANE - Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka përsëritur kritikat ndaj korrupsionit brenda sistemit gjyqësor. Alarmi i përsëritur erdhi sot nga ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë takimit të 8-të zhvilluar sot në Ministrinë e Drejtësisë nga Projekti Kundër Korrupsionit në Shqipëri, i njohur me siglën PACA.
“Korrupsioni brenda sistemit gjyqësor vazhdon të mbetet problematik ndaj lidhur me këtë toleranca duhet të jetë zero. Kjo mund te arrihet vetëm nëpërmjet një procesi transparent. Qeveria duhet te luftojë korrupsionin që të arrijmë integrimin në BE. Mezi presim të shikojmë ku jemi dhe objektivat e arritura”, tha Sequi ndërsa nënvizoi se “BE do te japë asistencë në çdo fushë”.
Edhe ministri i Inovacionit dhe njëkohësisht edhe kryetar i grupit ndërministror të punës për strategjinë kundër korrupsionit e qeverisjen transparente, Genc Pollo, theksoi se projekti PACA pritet që të miratojë jo vetëm raportin e zbatimit të planit të vitit 2011 por edhe të diskutohet për mundësinë që plani 3-vjeçar për zbatimin e strategjisë antikorrupsion dhe zbatim te rekomandimit 8, të shkrihet në një duke evituar zbatimin dhe raportimin për 2 plane paralele.
Ky projekt zbatohet nga Këshilli i Europës dhe financohet nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës. Objektivi i PACA-s është të kontribuojë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nëpërmjet parandalimit dhe kontrollit të korrupsionit.
(gh/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com