Zëdhënësja e KE, Anna Prisonero ka mirëpritur votimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend duke thënë se këto ndryshime në kod do të sjellin një kornizë elektorale me standarde më të larta. Në lidhje në ndryshimet shtesë, KE bën thirrje që dhe për këto të vijojë diskutimi në këshillin politik dhe të arrihet në konsensus me të njëjtën frymë bashkëpunimi si me 5 qershorin.
"BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyçe për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, siç është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020. Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me standarde me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor. Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të cenojë frymën dhe rezultatet e 5 Qershorit", shkruan në Twitter Prisonero.
Lajmi kryesor:
Kuvendi vulos paktin e 5 qershorit, SHBA-BE: Një hap drejt hapjes së negociatave. Yuri Kim: Mirëpresim rithirrjen e Këshillit Politik
I.K/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë
20 Mars, 20:01
-
Tiranë/ Arrestohet 48-vjeçari, pjesë e grupit që çonte shqiptarë dhe të huaj drejt SHBA-së për 30-40 mijë dollarë (EMRI)
27 Shkurt, 12:28
-
Berisha e sulmoi, Trump e vlerëson! Sekretari Amerikan i Shtetit ngarkon Yuri Kim me monitorimin e ndihmës për Ukrainën
26 Shkurt, 21:28
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
10 Shkurt, 21:19
-
Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia
10 Shkurt, 17:55
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
30 Janar, 10:02
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Viti i Ri/ E dërguara me punë e SHBA uron në shqip: Vijojmë bashkëpunimin! Krenarë për çfarë bëmë bashkë në 2024
31 Dhjetor 2024, 11:28