BE pezulloi fondet për bujqësinë, Krifca: AZHBR që vjet nën hetim! S'përmendet fjala korrupsion! Tabaku: Kështu thatë edhe për inceneratorët

Kuvendi u përfshi në debate lidhur me vendimin e Komisionit Europian për ndërprerjen përkohësisht të rimbursimeve ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Nga ana e saj Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim që vjet duke e quajtur hetimin administrativ si procedurë normale, dhe e mohon që në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion.

Gjithashtu nënvizon se masa ka qenë e përkohshme.

“U ndesha me shumë neveri retorikat e ditës së djeshme sepse hidheshin baltë mbi institucione dhe me njerëz që janë përkushtuar. Çdo fjalë u përdor nga opozita si barut për t’i vënë flakën gjithçkaje të mirë që kemi bërë.

Dje, nuk ka pasur një lajm të ri. Lajmin se AZHBR ka qenë nën hetim, është i bërë publik që prej shkurtit në 2021.

Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel.

Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga Agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura  të verifikuara nga jashtë brenda, janë cenuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme imponojnë përmirësimin e tyre, jemi te interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion. ”-thotë Krifca.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e quajti 'damkë turpi' duke nënvizuar se shqetësimin për fondet e IPARD për bujqësinë e kishte ngritur që në dhjetorin e kaluar.

"Ajo që ka ndodhur dje është një damkë turpi mbi AZHBR-në. Ka cënuar rëndë imazhin. Ka një procedurë interesante kjo qeveri, sulmojnë këdo që flet për aferë korruptive. Bëjnë fjalime këtu me fjalën e liderit. Edhe hartimshkruesit e qeverisë po dalin nga kontrolli se s’dinë ca thonë. A ka konstatuar OLAF i shkelje korrupotive dhe fryrje të shumave?" tha Tabaku.

Nga ana tjetër deputeti demokrat Edmond Spaho hodhi akuza ndaj ministres Krifca duke e quajtur ministren më të paaftë. 

“Ministrja që ka shkatërruar bujqësinë shqiptare, më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës. I mori në qafë fermerët. I tha mbillni grurë dhe tani u ka mbetur në hambar” tha Spaho.

Vendimi i KE-së u mor  “bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II”, bëri të ditur dje Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke saktësuar se kjo është një “masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian”. IPARD II (2014-2020) ofroi një mbështetje totale prej 71 milionë eurosh nga të cilat 25 përqind janë financuar nga qeveria shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:54
Braçe i kërkon KLSH të auditojë kontratat e qiradhënies për tokën bujqësore! Ende s'ka të ndëshkuar për privatizimin e kompleksit Partizani

 

Deputeti i PS-së Erjon Braçe shprehu shqetësimin për mos ndëshkueshmërinë e korrupsionit ndër vite në Shqipëri.

Për aferat si ajo e privatizimit të klubit Partizani nga familja Berisha, tragjedia e Gërdecit apo vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard ende nuk është dhënë përgjigje dhe Berisha ende nuk ka dalë para drejtësisë.

“Klubi Partizani nuk është shitur për 1 euro por është dhënë falas. A është më i përgjegjshëm korrupsioni tani se 10 vite më përpara. Në Gërdec 26 njerëz u vranë për të vjedhur dhe u vodhën duke u vrarë. Raste të pastra korrupsioni të 10 viteve të shkuara janë të pandëshkuara. Nuk do të thotë se 10 vite më parë kishte korrupsion më pak , Shqipëria ishte më e ndershme dhe pushteti i asaj kohe ishte më i ndershëm. Pushteti i asaj kohe i dha një dimension të tmerrshëm që është gjaku, janë vrarë njerëz. 10 vite më parë korrupsioni ishte i përgjakshëm”

Ndërkohë KLSh i kërkoi "të nisë të auditojë kontratat e qiradhënies në fushën e bujqësisë"

Ora 16:41
Kuvend/ Braçe: Mbase bie shumë pak dakord ose fare me Krifcën, po s’ka dhënë me qira asnjë copë m2

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur për akuzat ndaj Krifcës në Kuvend. Braçe thotë se edhe pse nuk bie fort dakord me Krifcën, s’ka dhënë asnjë copë m2 me qira. Nga ana tjetër ai ka rreshtuar sesa evident e i hapur korrupsioni 10 vjet më parë e tani.

“Kam një lutje, do të ishte mirë që t’i linim fermerët atje ku janë. Ne këtu kemi kondicioner ata janë në fusha.

Unë dhe ministrja e Bujqësisë nuk biem dakord për shumë gjëra mbase edhe për gjithçka por, ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë asnjë metër katror me qira dhe ky është fakt. Sot kemi përpara për kontrollin e lartë të shtetit.

Nuk jemi thirrur këtu për të folur për korrupsionin e vitit që shkoi,. Unë mendoj se puna e kontrollit të lartë të shtetit ka qenë serioze. E thënë këtë, meriton vlerësimin e Kuvendit. Por, as i shmangem, as i iki as relativizoj të folurën për korrupsionin edhe pse është moment i vështirë, e në fakt kështu duhet të jetë.

Po ka korrupsion në këtë vend, është i përhapur. Ka në sektor publik e privat, e se është kështu ka një përdorim politik që ka gjithnjë e më shumë e më i madh. A është korrupsioni sot më i madh se 10 vjet më i madh? Këtu ndahemi.

10 vjet më parë vidhej lehtë, edhe me një certifikatë. Po vidhej edhe me risk e me rrezik të lartë. Deri 10 vite më parë është shitur ccdo gjë publike, si sektori i tërë. Nafta u dorëzua klientelisht në çdo vendburim deri në përpunim.”- thotë Braçe.

Ora 16:22
BE pezulloi fondet e bujqësisë, Krfica: Asnjë cent s’është djegur! Tabaku: Kështu thatë edhe për inceneratorët! Edhe ata që ju shkruajnë fjalimet kanë dalë jashtë kontrolli

 

Me debate ka vijuar seanca e fundit parlamentare ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Krifca thotë se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS ka ardhur në pushtet ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet.

“Ja kemi dalë, i gjithë fondi është vënë në funksionin e Shqipërisë. Nuk ka asnëj cent të djegur nga ku program. Po dembelizmi juaj dhe koalicioni juaj ‘Bashkë Shpifim’ nuk i ndanit me fermerët. Dikur AZHBR ishte kënetë që qelbte, në kohën e PD konsiderohej si harem, kurse në LSI si hambar i partisë, Është bërë një punë e jashtëzakonshme për agjenci, është transformuar. E kemi ngritur nivelin e institucionit, në një institucion model. Ne e kemi bërë punën.”- thotë Krifca.

Ndërkohë Tabaku e ka kundërshtuar dhe i ka përmendur inceneratorët ku sipas saj të gjithë ministret kanë mbështetur një aferë.

“Ka një procedurë interesante kjo qeveri, sulmojnë këdo që flet për aferë korruptive. Bëjnë fjalime këtu me fjalën e liderit. Edhe hartimshkruesit e qeverisë po dalin nga kontrolli se s’dinë ca thonë. A ka konstatuar OLAFi shkelje korrupotive dhe fryrje të shumave?

Për ca të më vijë mua turp, se na thoni s’keni turp. Kemi frikë të flasim se duhet të kemi ne turp për aferat e tua. Keni mbrojtur një aferë si inceneratorët që të arredonte ai kolegu juaj shtëpinë se këtëë keni bërë.”- thotë Tabaku.

Ora 16:21
Deputeti Spaho i drejtohet me fjalor ofendues ministres Krifca: Je më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës! I more në qafë fermerët

 

Debate në Kuvend lidhur me vendimin e Komisionit Europian të ndërpresë përkohësisht rimbursimet ndaj qeverisë shqiptare për financimet e projekteve në bujqësi të realizuara në kuadër të Programit IPARD II për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Deputeti i PD-së Edmond Spaho etiketoi ministren Krifca si më e keqja gjatë kohës së diktaturës

“Ministrja që ka shkatërruar bujqësinë shqiptare, më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës. I mori në qafë fermerët. I tha mbillni grurë dhe tani u ka mbetur në hambar” tha Spaho.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 21/07/2023 13:27

    KUR BEJNE MORAL EDHE SHPELLARET HAPU DHE E FUTU...

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/07/2023 23:27

    O robqira po si o nuk u ngope me te zhvatur kete vend qe I pagofshi per koken tuaj sa me shpejt!!! Ju ngect ne greke cdo gje e vjedhur nga gjaku I shqiptarve !!!

    Përgjigju
  • Hajdini: 20/07/2023 18:03

    Kjo sic thuhet lar e posht u ka dhën pare bosve te inceneratoreve per te ndertu sera sikur ata te ishin fermer.

    Përgjigju
  • Boccinara: 20/07/2023 17:50

    Me pak fjale, shoqja Lenka po na thote qe ARZHSHleshi te ri do i gjejme nje menyre me inovative per ta zhvatur

    Përgjigju
  • Shqipëria tashmë është një burg i madh: 20/07/2023 17:45

    Europa po heton jo se ka korrupsionin e vjedhje por sepse u dështoi qëllimi i programit të tyre, Krifca i mashtroi mbuloi dështimet dhe nuk arriti objektivat e kërkuara të programit që ishin exportet e prodhimit vendas. Fermerët pa tokë dhe Fermat pa adresë nuk i duhen dreqit, jo më Europës.

    Përgjigju
  • Gjeka: 20/07/2023 17:32

    Kjo eshte nje nga hajdutet me te medha ne vend, shoqja e Zamir Manes qe ska njeri kellqe ta heqi, as ai i madhi qe na hiqet si profesor doktorr me ato duart e kycura mbrapa, si mendimtar e baba i kombit. O Edooooo ste ka ngel njeri pa u korruptu. Gra e burra se gjoja kto grate ishin te ndershme.

    Përgjigju
    • Gabeli: 20/07/2023 18:37

      po shtepine ne Green Coast me rroge e ka blere apo me leket e burrit DJ? mos ja ka dhene Gjikuria pasi i dha nje fond te majme per bujtinat ne dhermi Zoe Horra qe kushton 600 euro fjetja nje nate?

  • Ndergjegja: 20/07/2023 17:19

    Skenaristi "bolerëndë" kryeminister u ka hedhur ujqerve te parlamu*it te sotem kufomen e "LuleshtrydhesKrifca"....salihMuli me zagaret e foltores tij dhe te tjere mazhorances+like@luli do kontribuojne qe "bolerëndi" kryeminister te bej nje retushim te performances qeveritare ne keto kohe te veshtira renies drastike.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 20/07/2023 20:06

      Moj Jonida tu thafte zorra ishalla ,perse beni ham ham ne parlament leriani drejtesise ,por me hajdut dhe kriminela se ju nuk ka pare Shqiperia .populli di te dalloje puntorin nga hajduti Mjaft lehet si qente .

  • Fermeti: 20/07/2023 17:04

    A pse s.ju ha mortja te gjithve qe e merruat kete milet

    Përgjigju
  • Vesafi Vlor: 20/07/2023 17:00

    Moj turri bythe po pse ginjen moj shkarpe mutit i moret ne qaf fshatafet me grurin e ullite mos te mbillnin shum ullinj dilje dhe thoje e pafytyr ginjen si arixbofk

    Përgjigju
  • Emri: 20/07/2023 16:55

    Gjynah! Me ca do jetojne keta tani PA fonde nga BE????

    Përgjigju
  • Ina: 20/07/2023 16:43

    O mortja qe ste ha, po pse nen hetim vihet ai qe s'vjedh apo ai qe ben kerdine. Si nuk te skuqet faqja, je dhe shume injorante mi goc. Kur flet ta shpif fare. Si I pranoni keto pozicione kur nuk I meritoni

    Përgjigju
  • Deniona: 20/07/2023 16:40

    Nese azhbr eshte nje institucion qe varet nga kjo krifca duhet te zhduken te dy. Korrupsion apo hetim do te thote turp. Paturpesi dhe megallomani. Eshte me e pakta qe mund te bejne. Por ajo qe eshte me shqetesuese qe keto gjera nuk behen pa miratime nga lart dhe i bie qe priten te shkakrkohen e paataj te merret spaku

    Përgjigju
  • Drini: 20/07/2023 16:31

    Luleshtrydhe, mesoje cfare dmth fjala TURP.

    Përgjigju
  • Bajza: 20/07/2023 16:17

    kur nuk ke cfare te thuash - flet brockulla sa per te shtyre dhe pak arrestimin. fondet do te zhbllokohen por kur kjo zonja te jape llogari para drejtesise. nuk e di pse ketij KM tone po i dalin te gjithe anetaret e ekipit te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë