BRUKSEL-Në kushtet aktuale nuk ka vend për rifillimin e punimeve për gazsjellësin ”South Stream” dhe, duke marrë parasysh evoluimin e situatës në Ukrainë, qëndrimi ynë për momentin nuk mund të ndryshojë, deklaroi drejtori i përgjithshëm për Energjinë i Komisionit Evropian, Dominique Ristori.

“Unë nuk dyshoj se Italia do të orientohet në drejtim të një zëri të vetëm evropian”, shtoi ai në një pyetje në lidhje me presionet e Romës për gazsjellësin duke shpresuar për ndihmë për të zhbllokuar situatën mes Moskës dhe Kievit në lidhje me gazin.

“Kur të përmirësohet situata me Ukrainën, së cilës Moska i ka mbyllur rubinetin e gazit për më tepër se një muaj për shkak të borxheve dhe çmimit, atëhere mund të rishikojmë qëndrimin tonë ndaj Rusisë për çështjen e këtij gazsjellësi”, theksoi Ristori. ”Por, në një gjë do të jemi të qartë. Zbatimi i rregullave evropiane do të jetë 100 për qind, pa asnjë diskutim”, shtoi ai.

Marrë nga ATSH