BE planifikon takim liderësh Kosovë-Serbi

BE planifikon takim liderësh Kosovë-Serbi
Bashkimi Evropian shprehet optimist në mundësinë e një takimi mes liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkombëtarët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e takimit në nivel kryeministrash. Po planifikojnë një takim Thaçi-Tadiq, nëse ky i fundit zgjidhet kryeministër i Serbisë. Mirëpo, takimi Jahjaga-Nikoliq konsiderohet më i mundshëm, shkruan Koha Ditore bazuar në burime të Brukselit.

Zyrtarë të afërt më kabinetin e baroneshës Ashton i kanë thënë gazetës Koha Ditore se pas vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, në Bruksel, dhe shfaqjes së gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar, është qartësuar agjenda e ecjes përpara të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Z

Zyrtarët ndërkombëtarë, siaps po të njejtave burime, kanë edhe një listë të tërë veprimesh që presin që të dyja vendet t`i arrijnë deri në fund të vitit: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, arritja edhe e disa marrëveshjeve të reja, përfshirë atë të energjisë, telekomit, dhe disa aranzhime të tjera që do të mundësonin funksionimin e plotë të EULEX-it në veri të Kosovës, shuarja e strukturave paralele të Serbisë në veri, hapja e një zyre të Serbisë në Prishtinë, si dhe një të Kosovës në Beograd, me qëllim të përmirësimit të avancimit. 
/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje