Shorti me gogla tek Meta zgjedh anëtarët e rinj të KED-së, Dvorani automatikisht kryetar! Presidenti: Proces transparent

TIRANE-Zgjidhen anëtarët e rinj për vitin 2020 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ata janë Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, Ardian Dvorani si kandidat i vetëm nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht anëtar dhe kryetar i këtij institucioni. Drejtuesja e organit të Akuzës në Shqipëri Arta Marku u zgjodh anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Miranda Andoni dhe Saida Dollani nga gjykatat e Apelit. Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën Ludovik Dodaj dhe Fatjona Memçaj, kandidate për Kryeprokurore. Anëtari i fundit që u zgjodh ishte Arjan Qafa nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative. 

Gjithashtu janë zgjedhur po me short edhe anëtarët zëvendësues nga këto institucione për në KED me përjashtim të Gjykatës së Lartë që ka vetëm një anëtar, që është Ardian Dvorani. Në Presidencë në momentin e hedhjes së shortit nga këshilltari i Presidentit Ilir Meta, në reshtin e parë së bashku me kreun e shtetit për të monitoruar procesin ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses- Ones, ministrja e Drejtësisë Gjonaj, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, etj.

Pas hedhjes së shortit Presidenti Ilir Meta u shpreh se procesi ishte transparent duke kërkuar që po kështu të jetë edhe veprimtaria e KED-së për vitin e ardhshëm, por ka kaluar në heshtje zgjedhjen automatike të Dvoranit, të cilin më parë e ka cilësuar si mafioz dhe e kallëzoi penalisht. "Pas një shorti tepër transparent, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht transparente dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm" thote Meta.  Mandati anëtarëve të rinj të KED-së është një vit, pra deri në datë 5 dhjetor të vitit 2020.

Hedhja e shortit për KED-në erdhi në një moment të fortë përplasje dhe kallëzimesh. Kreu i shtetit Ilir Meta e kallëzoi penalisht kreun e KED-së Ardian Dvorani me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me listat që i dërgoi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Prokuroria regjistroi padinë dhe nisi verifikimin dhe nëse do të kishte nisur hetimi atëherë Dvorani nuk mund të kandidonte për në KED dhe kështu ky institucion do të bllokohej, pasi gjykata e Lartë nuk ka asnjë anëtar tjetër. Por mbetet për t'u parë se cfarë do të ndodhë nëse në vijim prokuroria e Tiranës do të nisë një hetim për Ardian Dvoranin.

ANËTARËT E RINJ TË KED-SË QË U ZGJODHËN ME SHORT
Nga Gjykata Kushtetuese për KED
Fjona Papajorgji zgjidhet anëtare e parë
Vitore Tusha zgjidhet anëtare e dytë 
Marsida Xhafellari zgjidhet anëtare zëvendësuese

Elsa Toska nuk fitoi

Nga Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani është kandidat i vetëm dhe konsiderohet i zgjedhur automatikisht

Nga Prokuroria e Pergjithshme
Arta Marku-zgjidhet anëtare e KED-së
Bilbil Mete anëtari zëvendësues nga prokuroria e përgjithshme


Prokurorët që ishin në garë por nuk fituan nga shorti
Adnan Xholi
Adnan Kosova
Alfred Progonati
Alma Muca
Anila Leka
Arben Kraja
Kujtim Luli
Sokol Stojani
Thoma Jano

Nga gjykatat e Apelit
Miranda Andoni zgjidhet anëtare e parë
Saida Dollani zgjidhet anëtare e dytë 
Nazmi Troka zgjidhet anëtar zëvendësues


Gjyqtarët që ishin në garë por nuk fituan nga shorti
Alaudin Malaj
Andi Civici
Artur Gaca
Artur Kalaja
Asim Vokshi
Elbano Kulluri
Elona Toro
Fatmira Hajdari
Fatri Islamaj
Flutura Skënderi
Genti Shala
Gramoz Levanaj
Maria Qirjazi
Ridvan Hado
Shkëlqim Mustafa
Valdete Hoxha
Zeqine Sollaku
Shpresa Beçaj
Besar Avdulaj
Izet Dushaj
Tritan Hamitaj
Dritan Banushaj
Enton Dhimitri
Irena Brahimi
Izet Salaj
Tomor Skreli
Etleva Temo
Olsi Xhavella
Selim Kryeziu
Valbona Vata
Vojsava Osmanaj
Hysen Saliko
Ilida Bezati
Klodiana Gjyzari
Margarita Buhali
Sokol Ndreci
Albana Boksi
Dhimitër Lara
Nertiana Kosova
Sokol Binaj

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Ludovik Dodaj zgjidhet anëtari i parë
Fatjona Memçaj zgjidhet anëtare e dytë
Nezir Gjoka zgjidhet anëtari zëvendësues

Prokurorët që ishin në garë por nuk fituan nga shorti
Alti Dumani
Arben Qose
Edmond Hyka
Fatjona Memçaj
Glenti Xholi
Nezir Gjoka
Moisi Duda
Ludovik Dodaj
Altin Binaj
Henrik Haxhiraj
Pelivan Malaj
Kleanti Zekaj
Brahim Dragjoshi
Rozeta Qiriaqi
Gjon Fusha

Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative
Arjan Qafa zgjidhet anëtar i KED-së
Marjana Velçani zgjidhet anëtare zëvendësuese

Gjyqtarët që ishin në garë dhe nuk fituan nga shorti
Ankelina Gazidede
Altina Nasufi
Amarildo Laci
Bari Shyti
Berina Kondi
Enkelejda Softa
Fjoralba Prifti
Kastriot Selita
Lindita Sinanaj
Rilinda Selimi
Klodiana Veizi
Marjana Velçani
Ramiz Lala
Etleva Gjamo
Gentiana Xhelili
Afërdita Maho
Arbena Ahmeti
Ahmeti Sejdi
Erjol Roshi
Gentian Hamiti
Gentiana Muçaj
Nafije Curri

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/12/2019 00:26

    Leri trimin Mic Sokoli edhe ca kohe te zgjelle e rizgjelle hurma te mira dhe te kendeshme And STOP SHOKU I PARTISE KOMUNISTE

    Përgjigju
  • Fatmir: 05/12/2019 15:17

    Do Zoti qe presidenti nuk behet pishman me pas!

    Përgjigju
  • O tej: 05/12/2019 14:00

    Ilir pushti hengri mender mu....

    Përgjigju
  • Tutu: 05/12/2019 13:00

    Kunati i Bashkim Zenelit .. Nezir Gjoka nje nga me te korruptuarit e Durresit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi/ Gjylameti ironizon opozitën për amendamentet: 'Si Liza në botën e çudirave!' Spiropali i 'tërheq veshin': Më shumë respekt për Lizën...

Kuvendi/ Gjylameti ironizon opozitën për amendamentet: 'Si Liza në botën e çudirave!' Spiropali i 'tërheq veshin': Më shumë respekt për Lizën...