TIRANË - Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm me një mandat 7-vjeçar. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve. Pas votimit, Olsjan Çela është betur mbi kushtetutë në sallën e senacës plenare.
Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.
Ndërkohë kandidatja e tretë Fatjona Memçaj, mori vetëm 8 vota pro, 16 kundër ndërsa 78 deputetë abstenuan.
Fituesi duhet të marrë të paktën 84 vota (3/5) përndryshe emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu, Olsjan Çela është zgjedhur me votat e mazhorancës dhe opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë.
Kush është Olsjan Çela?
Olsjan Çela e ka nisur karrierën e tij në vitin 2001 pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, ndërsa në 2004 e aktualisht prej 15 vitesh është prokurori pranë Krimeve të Rënda.
Për katër vite nga 2008 në 2012 ai ka qenë drejtues i prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila me hyrjen e SPAK, prokurorisë Kundër Krimit dhe Korrupsionin do të shkrihet.
Çela garoi me dy koleget e tij, pas shpalljes së kandidimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërsa sfidën direkte e kish me eproren Arta Marku e cila nga sot do duhet t'i lirojë zyrën Çelës.
Çela për disa kohë u transferua edhe në Pogradec pasi u konsiderua si prokurori rebel që refuzoi të përfaqësoj pretencën e dosjes "Shullazi".
Olsjan Çela duke ndjekur seancën plenare
Gjatë prezantimit në KLP të platformës së tij Çela tha se pavarësia e prokurorëve duhet të sjell përgjegjshmëri dhe jo abuzim.
Ndërsa rezulton se Çela nuk është i martuar dhe sipas formularit të tij gjatë procesit të vettingut jetonte me nënën e tij.
KLP gjatë fazës përzgjedhëse renditi Çelën si prokurorin më të kualifikuar për tu bërë kryeprokuror, ndërsa e dyta u rendit Arta Marku e më pas Fatjona Memcaj.
Ndërkohë po sot Marku me anë të shortit në presidencë u përzgjodh si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi edhe për një mandat një vjeçar.
Zgjedhja e zotit z Cela ne postin e larte te krye prokurorit eshte sinjal i ndryshimit radikal ne sistemin e drejtesise.Kjo tregohet nga cv qe ka ne karrieren e tij dhe perkrahja nga SHBA dhe BE qe kane neonitirim total reformen ne drejtesi Urime ne detyren e re
PërgjigjuNese zoti OLtian eshte trim sa gjysma zonjes Arta Marku i urojme pune te mbare dhe jam i bindur qe do shohim rezultate pozitive per drejtesine shqiptare, respekt per Arten se mori persiper nje detyre shume te veshtire per kohen dhe situaten politike, beri betimim diten e dyte qe lindi nje femije mes flakeve dhe urrenjtes ne kuvend.
PërgjigjuEdhe me çizmet e psikopateve qe fluturonin si drona ne sallen e parliamentit
Cfare behet nese presidenti nuk e dekreton!?
PërgjigjuKalon per here te dyte ne parlament Fatmir dhe ketehere sesh nevoja per dekretim!
Urime dhe gjume te embel si gjithe prokuroret e tjere te ketij vendi kriminal te pandreqshem!
PërgjigjuUrime për kryeprokurorin e përgjithëshëm...!!!
PërgjigjuA e di njeri nga eshte Olsian Cela???????
PërgjigjuEri Olsian Çela prinderit i ka me orrigjine nga Gusmari i Tepelenes te ikur rreth viteve '60.Olsian eshte rritur ne Levan te Fierit.Vjen nga nje familje shume e mire dhe nga prinder me integritet te larte
Turp. Edhe nje here vertetuat fatin e zi te atyre qe kane mbetur ne SHQIPERI. Ky shtet dhe keta politikane nuk e duan shqiperine dhe shqipetaret, duan vetem te poshtrit dhe poshtersite. Ai qe nuk eshte i zoti te krijoje dhe te drejtoje nje familje si pretendohet te drejtoje nje nga organet me kryesore te ketij shteti. Turp,turp,turp.
PërgjigjuFalcone ka pas dy gra.... Dhe nga miqt e tije te ngusht ka dal se sdonte te bente femije sepse nuk donte ti linte jetim.... Falkone NUK PERSERITET. MOS NA NGRINI PARULLA e IDEALE..... Ky vend nuk BEHET. ME KEQARDHJE. Populli. Por..
Dhe Giovani Falcone nqs e ke degjuar nuk ishte i martuar dhe skishte fëmijë por mafia vetëm na ai kishte frikë.
E ke gabim Anila. Ketu nuk ka vend fare per turp. Nuk e kane propozuar per zot shtepie,por per zot te Prokurorise Shqiptare. Do te jene prokuroret e pavarur tashme ata qe do t'a bejne te banueshem kete vend. Per Olsian Çelen amerikanet u ngriten ne kembe dhe e duartrokiten kur kaloi vetingun pa asnje pyetje. Kjo s'kishte ndodhur me asnje. I mbetet Olsian Çeles t'i shuaje dyshimet tuaja dhe te miat bashke. Vetem nepermjet forces se ligjit... Vetem keshtu do te dridhen minjte e 30 viteve abuzim. Ka per te shkuar vrima e miut 500 grosh...mbaje mend.