BE: "Po" hapjes së negociatave
për MSA-në me Kosovën

BE: "Po" hapjes së negociatave<br />për MSA-në me Kosovën
LUKSEMBURG - Po hapjes së negocitave për marrëveshjen e stabilizim –asociimit me Kosovën. Ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg kanë dhënë rekomandimin për nisjen e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën dhe dhënien e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE. Vendimin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule.

“Ministrat janë pajtuar që të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Mandati për këto negociata është caktuar dhe do të adaptohet formalisht këtë të premte, në të njëjtën kohë me konkluzionet e Këshillit të Evropës. "Jam i lumtur të them, se kemi një mandat ambicioz në tavolinë, që përfshin të gjitha elementet e Marrrëveshejs së Stabilizim Asociimit, që janë: dialogu politik, drejtësia, liria dhe siguria, politikat ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimi në shumë fusha të tjera”, tha ai.

Ndërsa Serbisë është rekomanduar që t’i jepet data për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE në janar. Sipas Fylesë, hapat e paprecedentë të Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të marrëdhënieve kanë qenë kyç në këto rekomandime.

Ministrja Vlora Çitaku ka deklaruar se deri te data për fillimin e negociatave për MSA-në është punuar shumë me përmbushjen e të gjitha kritereve të dala nga Studimi i Fizibilitetit. Konkluzionet e ministrave të Jashtëm të BE-së pritet të konfirmohen nga Këshilli i Evropës të enjten, më 27 qershor.  

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë