BE, raport i ri në tetor, Shqipëria
nën monitorim si Kroacia

BE, raport i ri në tetor, Shqipëria<br />nën monitorim si Kroacia
TIRANE- Parlamenti Europian pritet të hartojë dhe miratojë në tetor një raport shtesë për Shqipërinë, përveç progres-raportit të Komisionit Europian mbi ecurinë e reformave në vend. Zv/Kryetari i Delegacionit për Evropën Juglindore, Jelko Kacin thekson se është e rëndësishmë që grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian të miratojnë një raport e diskutim dhe për Shqipërinë, siç kanë vepruar deri tani për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.

"Kjo është arsyeja që ne bëjmë çdo vit raport për progresin, për të konfirmuar ato që janë arritur. Në një farë mënyre, për të përcaktuar ato aspekte që duhen përmirësuar në të ardhmen. Pra, nga njëra anë ky raport është një mbështetje, dhe nga ana tjetër ajo është një kritikë pozitive për të përmirësuar imazhin e vendit dhe të ekonomisë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu dhe Shqipërinë, kanë një prespektivë europiane shumë të qartë.

Ne sapo kemi vendosur se duhet të kemi një raport tjetër për monitorimin që po bëhet në Kroaci. Prandaj për shkak të kësaj unë jam mëse i sigurt që dhe Shqipëria do të ketë këtë lloj raporti për këtë vit. Ky është një detyrim", tha Jelko Kacin, Zv/Kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël