TIRANE- Reformimi i administratës publike, është i domosdoshëm dhe prioritet i kërkuar nga Bashkimi Europian por dhe synim i qeverisë shqiptare. I pranishëm në konferencën për reformen në administratën publike ambasadori i BE-së Ettore Sequi nënvizoi se “Ndërtimi i një administrate publike që punon mirë është esenciale. Cështja e reformës së adminsitratës është kyç për integrimin e Shqipërisë drejt BE. Duhet një administratë funksionale, transparente dhe që punon. Plotësoni kuadrin ligjor ”. Nga ana e tij kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për reformimin e administratës, duke nënvizuar se do mbetet tek një administratë e vogël dhe funksionale. 

 
BERISHA: QEVERIA IME GJITHMONE E VOGEL
Kryeministri Berisha deklaron se do i qëndrojë idesë së qeverisë së vogël, si një ndër efektet pozitive që bënë që Shqipëria të mos jetë në krizë si Greqia që ka një administratë të stërfryrë.  “Shqipëria nuk do shndërrohet në një administratë të madhe. Kjo krizë në Europë ka një nga shkaqet e saj, që është administrata e strëfryra. Raporti Shqipëri Greqi është 1-4. Do bëjmë përpjekje maksimale për profesionalizimin e administratës publike dhe aplikimin e teknologjive më moderne, të cilat shkurtojnë shumë burimet njerëzore.”- tha Berisha.

NISHANI: LIGJI PER ADMINISTRATEN PUBLIKE GATI MUAJIN E ARDHSHEM 
Nishani rikonfirmoi ambicien e qeverisë për të reformuar administratën publike, duke këmbëngulur në realizimin e miratimin e sistemit legjislativ që ka të bëjë me funksionimin dhe konsolidimin e administratës publike. “Ligji për statusin e shërbimit civil ka përfunduar si projekt. Është konsultuar dhe përfaqësues të lartë të administratës publike.. Shpresojmë që Ligji për orangizimin dhe funksionin e administratës publike do miratohet brenda muajit të ardhshëm nga qeveria dhe do i dërgohet parlamentit.”- deklaroi Nishani, ndërsa kryeministri tha se “Do bëjmë gjithcka të bashkëpunojmë me opozitën që këto ligje shumë të rëndëishme për organizimin dhe funksionimin më të mirë të shërbimit civil e admninistratës publike të votohen sa më shpejt në parlament”

BERISHA NDERPRET KONFERENCEN PER TAKIMIN ME DULEN
Konferenca u zhvillua në orën 09:00 tek hotel Tirana, dhe kryeministrit iu desh të largohej sapo dëgjoi fjalën e ambasadorit pasi do të zhvillonte takimin me kreun e PBDNJ-së në kuadër të negociatave për zgjedhjen e presidentit. Takimi Dule- Berisha nisi në orën 09:40 minuta në kryesinë e Kuvendit. Para se të largohej kryeministrit i është dashur të bëjë dhe një sqarim për ambasadorin e BE-së Sequi.
(sg/shqiptarja.com)