Një vit pas daljes nga recesioni, zona euro regjistron një rritje ekonomike gati zero, me një motor franko-gjerman difektoz dhe rrezikon të bjerë në deflacion, shenja që tregojnë se rimëkëmbja po çalon ndjeshëm.
PBB-ja në eurozonë ngeli në vend tremujorin e dytë, pasi përaroi me 0,2 për qind në fillim të vitit. Arsyeja duket se është mungesa e investimeve dhe e eksportimeve. Gjithashtu edhe ngadalësimi i inflacionit në 0,4 për qind në qershor.
Për analistët është një dush me ujë të ftohtë pasi kishin parashikuar një rritje të ngadaltë, por jo krejtësisht ne vend.
"Pas gjashtë tremujorësh me shifra negative dhe katër tremujorë me rritje pozitive deri në fillim të vitit, rreziku është që eurozona të rikthehet në recesion", thkeson Simon Smith i "FX Pro". Por kryesisht janë kriza në Ukrainë dhe ndikimi i sanksioneve ruse kundrejt Evropës që rrezikojnë të errësojnë prespektivat.
Një përshpejtim i rritjes në semestrin e dyte do të ishte skenari aktualisht nëse nuk do të kishim tensione gjeopolitike", thekson Peter Vanden Houte i bankës ING, i cili nuk beson se do ketë ndonjë rritje më të madhe se një për qind këtë vit për rajonin
.
Në nivel të Bashkimit Evropian, rritja është ngadalësuar lehtë në tremujorin edytë, në 0,2 për qind pas një rritje në 0,3 për qind këtë dimër./ATSH/
/Shqiptarja.com