Përveç kërkesës për heqjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të hapen zyrat ndërlidhëse të të dyja shteteve - në Beograd dhe në Prishtinë, si dhe të mbahet takimi i krerëve shtetërorë të Prishtinës dhe të Beogradit.
Këto janë tri kushtet për Serbinë, të cilat kohë më para ua ka dorëzuar zyrtarëve serbë në Beograd i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak. Duke u thirrur në burime jozyrtare beogradase, gazeta serbe `Politika` shkruan se kreu i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajçak, në kuadër të tri kushteve të reja, ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit edhe heqjen e gjykatës paralele në Mitrovicë, si dhe aplikimin e kodit të veçantë të telefonisë për Kosovë.
E ndërkaq, ministri në largim i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Serbia nuk mund ta ndalë financimin e institucioneve të saj në veri të Kosovës, derisa nuk përfundojnë bisedimet mbi statusin politik të veriut.
`Derisa nuk përfundojnë bisedimet serioze mbi statusin politik të veriut të Kosovës, shteti nuk mund ta ndalojë mbështetjen financiare të institucioneve tona`, - ka thënë Bogdanoviq për `Veçernje Novosti`. Ai ka shtuar se Serbia është e gatshme për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por jo edhe për përmbushjen e kushteve që bien ndesh me interesat kombëtare.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com