Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi sot në kuadër të G20-ës se BE-ja ishte shumë pranë një marrëveshje për postet kryesore të Bashkimit Europian, por vendimi final do të merret në samitin e Brukselit.
Pas dështimit të negociatave të mëparshmen, liderët europianë do të takohen të dielën në mbrëmje për t’i dhënë një zgjidhje krizës, përpara seancës zyrtare, të nisjes nga puna të Parlamentit të ri Europian.
Diskutimet po vijojnë ndërkohë, më konkretisht me Francën dhe Gjermaninë, në kuadër të samitit të 20 superfuqive ekonomike të globit, thekson Tusk, duke pranuar faktin se kishte marrë 12 deri në 13 telefonata nga zyrtarë të lartë evropianë.
‘’Përshtypja ime është se ne jemi shumë pranë një zgjidhjeje, por ende shumë larg për të thënë diçka më konkrete sot’’, përfundon lideri europian.