BE: Shqipëria, - 4% valutë nga
emigrantët, kriza uli punësimin

BE: Shqipëria, - 4% valutë nga <br />emigrantët, kriza uli punësimin
Gjatë muajve të fundit është vërejtur një ulje e mëtejshme e prurjeve valutore nga emigrantët shqiptarë drejt atdheut të tyre, vëren në raportin tremujor Direktorati Ekonomiko-Financiar i Komisionit Evropian. Sipas raportit, në periudhë njëvjeçare ulja e remitancave ka shënuar shifrën 4 për qind, duke ndjekur një tendencë në rënie, që po vazhdon nga viti 2007 pa ndërprerje.

Në të njejtën kohë, Komisioni Europian ve në dukje faktin që situate në tregun e punës është përkeqësuar në tremujorin e tretë 2012. Sipas raportit, punësimi ra me 1.2% me bazë vjetore, në krahasim me një rritje prej 1.5 përqindësh, që u konstatua të njëjtin tremujor të një viti më parë. Raporti ve theksin në rritjen e vazhdueshme të kredive të këqija, që arritën në 22.95% në tetor, nga 22.7% në fund të tremujorit të tretë. Ndërkohë që huadhënia bankare vazhdoi të jetë e ngadalësuar për të 10 muaj radhazi. Po kështu, sipas KE, edhe rritja e depozitave është ngadalësuar.

Raporti ve në dukje se gjatë tremujorit të tretë ndërtimi e transporti vijuan rënie të ndjeshme të aktivitetit.Lidhur me zhvillimet fiskale, raporti përmend rënien e të ardhurave nga tatimi mbi korporatat dhe atë mbi të ardhurat personale si dhe nga akciza, ndërkohë që TVSH dhe kontributet për sigurimet janë rritur lehtë.

Në përgjithësi, të ardhurat buxhetore rezulton të jenë rritur rreth 2 për qind në shkallë vjetore në periudhën janar-tetor 2012. Borxhi i jashtëm rezulton me rritje në masën 14 për qind në fund të tremujorit të tretë, vijon raporti, sipas të cilit borxhi i qeverisë qendrore në këtë kuadër është rritur 10 për qind.

Ky borxh përbën 44 për qind të borxhit publik në tërësi dhe është rritur me një ritëm tri herë më të shpejtë kohët e fundit, krahasuar me detyrimet e brendshme. Më 17 dhjetor, Kuvendi ka miratuar një buxhet të shtetit për vitin 2013, i cili parashikon një rritje në masën 4 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë 12 muajve, një deficit buxhetor në masën 3.4 për qind, por edhe një nivel të lartë të borxhit publik, në 62.6 për qind të PBB-së në fund të 2013-ës.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 15 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin