BE shqyrton liberalizimin e vizave për
Kosovën në tetor, kusht demarkacioni

BE shqyrton liberalizimin e vizave për<br />Kosovën në tetor, kusht demarkacioni
Bashkimi Europian do të shqyrtojë gjatë tetorit heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
 
Diskutimi do të bëhet në takimin që do të mbahet në Luksemburg në takimin e ministrave të Brendshëm më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
 
E ndërsa për Ukrainën sipas medias ruse “Tass” ka ende shumë probleme, pritet se çfarë do të ndodhë me Kosovën, Turqinë dhe Gjeorgjinë.
 
Pengesa e vetme për Kosovën deri në këto momente është miratimi i vijës kufitare me Malin e Zi.
 
Ligji për demarkacionin është shtyrë në datën 1 shtator pas protestave dhe debateve në Kuvend, ndërsa ende nuk është vendosur një datë për ta votuar.
 
Opozita kundërshton ashpër marrëveshjen, por BE e ka vendosur si kusht të panegociueshëm për liberalizimin e vizave.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri