BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

Foto ilustruese

Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet përdorimi i katër teknologjive kritike si armë lufte, mes tyre gjysmëpërçuesit dhe inteligjenca artificiale. Blloku do të vlerësojë përdorimin e teknologjisë nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe do të marrë masa vitin që vjen për ta trajtuar këtë çështje, tha të hënën një zyrtar i BE-së.

Masa është pjesë e strategjisë për sigurinë ekonomike të Bashkimit Evropian, të shpallur në qershor, dhe i bën jehonë masave të ngjashme të marra nga Shtetet e Bashkuara, Australia dhe vende të tjera përballë shqetësimeve që paraqet qëndrimi i Kinës.

Dy teknologjitë e tjera kritike në listën e BE-së janë teknologjia kuantike dhe bioteknologjia, si vaksinat dhe sekuenca e gjenomit.

“Komisioni dhe shtetet e tjera anëtare do të shqyrtojnë rreziqet që paraqet përdorimi i këtyre katër teknologjive. Afati është deri në fund të vitit. Hapi tjetër është zbutja e rreziqeve vitin e ardhshëm”, tha zyrtari në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndër masat e mundshme mund të jenë edhe kontrolli i eksportit dhe partneriteti me aleatët që ndajnë të njëjtat vlera.

Bashkimi Evropian është përpjekur vitet e fundit që të zvogëlojë varësinë nga Kina dhe vende të tjera për produkte kyçe, pas ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë. që shkaktoi një krizë energjetike për bllokun./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër