BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos krijoni situata tensioni

BE thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos krijoni situata tensioni

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që mos te ketë tensione në Kosovë, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren të cilat do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve.

 Komunikatë për shtyp nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së Federica Mogherini

Një thirrje e tillë ka ardhur pasi mediat në Kosovë dhe Serbi po raportojnë për tensione të mundshme në veri të vendit gjatë fundjavës. Sipas tyre, kjo është e lidhur me dorëzimin e draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që pritet të jetë gati më 4 gusht (e shtunë), kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel.

Në e kuptojmë se puna (për draftin) është duke vazhduar. Në të njëjtën kohë BE vazhdon të punojë më të dyja palët për të siguruar implementim e kësaj marrëveshje dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Komunikata për shtyp nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së Federica Mogherini

Ekipi menaxhues ka pasur katër muaj kohë për draftimin e statutit të Asociacionit. Sipas BE-së, në kohën kur ky ekip e informon Brukselin për rezultatet e punës së tyre, atëherë kjo do të diskutohet në takimet e nivelit të lartë në BE nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Për të adresuar sfidat e sigurisë, për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e politikanëve me krimin

Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Për të adresuar sfidat e sigurisë, për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e politikanëve me krimin