Bashkimi Evropian i ka kërkuar AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milion doza deri në fund të Qershorit, përndryshe ata do të duhet të përballen me ndëshkime financiare. AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord ti dërgonte BE-së 300 milion doza deri në fund të Qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion doza.
Është hera e parë që Komisioni Evropian specifikon kërkesat e tij gjatë procedurave të tij ligjore kundër gjigandit farmaceutik britaniko-suedez.
"Kompania nuk ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale," tha një zëdhënës i BE, duke njoftuar këtë veprim të dytë ligjor.
Raportet sugjerojnë se AstraZeneca planifikon të japë vetëm 70 milion nga 180 milion të rezervuara për BE deri në fund të këtij tremujorit të dytë.
Vonesat e konsiderueshme në furnizimin me vaksina bënë që ekzekutivi të çonte kompaninë në gjykatë në Bruksel në Prill për ta detyruar atë të respektojë angazhimet e saj. Shumica e vendeve të BE-së kane mbështetur padinë me arsyetimin se dorëzimi i dozave nga kompania ka vonuar procesin e vaksinimit.
Avokati i BE-së tha në gjykatë se kompania duhet të dorëzojë 120 milion doza deri në fund të Qershorit në kërkesën e parë zyrtare të bërë deri më tani nga Brukseli. Gjithashtu sipas avokatit, BE “shpresonte” që pjesa e mbetur e 300 milion dozave mund të dorëzohej deri në Shtator.
Seanca tjetër është caktuar në 26 maj mbi çështjen e parë ligjore në të cilën BE po kërkon përshpejtim të menjëhershëm të dërgesave. Vendimi pritet të merret para fundit të qershorit.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
14.2%
-
Korrupsion
84%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
19 Shtator, 15:53
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator, 09:45
-
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
16 Shtator, 12:50
-
Komisioneri francez largohet nga Komisioni Evropian! Akuzon Von der Leyen: Ju i keni kërkuar Francës të tërheqë emrin tim për arsye personale
16 Shtator, 10:31
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator, 15:39
-
Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
14 Shtator, 13:10
-
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
14 Shtator, 09:18
-
Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
13 Shtator, 21:02
-
BE heq nënën e Prigozhinit nga lista e të sanksionuarve
13 Shtator, 15:57