Sulmet ndaj ish-Ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, nga ana e ish-kryeministrit Berisha dhe të tijëve, ishin ndër akuzat më të rënda që kishim dëgjuar ndonjëherë në 30 vite ndaj një përfaqësuesi diplomatik në Tiranë. Akoma më të rënda dhe tallëse ndoshta sepse ishte grua (diskriminin gjinor), akoma më të rënda dhe tallëse sepse ishte me origjinë aziatike (diskriminim racor), akoma më tallëse sepse ndoshta nuk e shihte të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë në politika dhe politikanë denigrues dhe shkatërrues të Shtetit për interesa personale dhe familjare(diskriminim mendimi). Edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit ua kujtoi disa herë “linçuesve” berishanë se Ambasadorja Kim përfaqësonte politikat e SHBA, kjo nuk i ndali ata. Po si mund t’i përgjigjesh dikujt që të shan dhe ofendon dhe që nuk respekton minimumin e dinjitetit njerëzor? Dikujt që Shtetin e koncepton si kuzhinën e klanit personal dhe jo një entitet interesash të përbashkëta, bashkëjetese harmonike e ligjore detyrimesh dhe të drejtash? Ose do të biesh në nivelin e tij, ose do të presësh, do të durosh e do të përgjigjesh me gjuhën e Shtetit ligjor. Po të cilit Shtet Ligjor, kur deri dje ky Shtet ligjor e kishte emrin “gjingjon”, dalë nga kuzhina familjare e klanore?
E dimë mirë se në Shqipëri, nëse të sulmon Edi Rama të gjithë të mbrojnë, nëse të sulmon Pandeli Majko, të gjithë solidarizohen me ty, por nëse të sulmon Sali Berisha me të tijët, përreth krijohet një heshtje varri, askush nuk pipëtin, të gjithë kthejnë kokën nga ana tjetër, të gjithë bëjnë sikur nuk shohin e dëgjojnë. Por kjo ndodh në Shqipëri, jo në SHBA!
Dhe SHBA-të u betuan se këtu do të pretendojnë të bëhet Shteti Ligjor, gjithashtu dhe BE e pretendon nëse ne duam ta shohim veten europianë dhe grimcat e para të shtetit ligjor krijuan SPAK dhe në hapat e para të tij SPAK prodhoi Dosjen 500 faqëshe me fakte të veprimtarisë korruptive të familjes Berisha. Disa fakte i dinim mirë, ishin materialisht përpara syve të gjithë shqiptarëve, të tjera veprime na lanë pa fjalë, duke sfiduar edhe fantazinë më të shfrenuar të servilizmit të një Shteti të tërë ndaj një familje të stilit feudal.
Kur DEA amerikane nisi operacionet e saj në Amerikën Latine ndaj narkotrafikantëve më të egër e kishte të qartë se të luftosh ndaj individëve që nuk respektojnë asnjë rregull nuk është e lehtë aspak, por kjo nuk do të thotë se një Shtet, kur dëshiron, të mos e gjejë forcën dhe mundësinë të asgjësojë edhe më të tmerrshmin prej tyre, siç ndodhi e si vazhdon të ndodhë.
Dosja me 500 faqe e SPAK thuhet se është vetëm një grimcë në atë që zyrat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar po përgatisin për dëmtuesit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri dhe të mbajtësve peng prej vitesh të dinjitetit të nëpunësve të administratës dhe të shoqërisë shqiptare. Nuk mund të ketë demokraci dhe integrim në familjen europiane, nëse mes nesh pranojmë njerëz dhe veprime antiligj dhe anti shtet. Na e kanë thënë në të gjitha mënyrat Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dosjet janë fillimi i përgjigjes së Shtetit ndaj sfiduesve.
OK,ALBA: -Sb President e K.Ministër zbatoi direktivat e R.Alisë për vazhdimësinë e KATOVICËS & AGJENTYRAVE të huaja për shkatërrimin e ekonomisë së vëndit në 45 vite Socializmë në emër të ZHDUKES SË KOMINIZMIT..për ÇUDI NGA NJË KOMUNIST I 8 NËNTORIT 1968. Nëse E.Hoxha nuk u shpall Non Grata,Ai mbronte me ligj Diktaturën e proletariatit,ndërsa Sb u soll më keq se Enveri duke u sjell DIKTATOR,Pasi me TEORIN SHOCK..SHKATËRROI,VODHI,SHITI.. ME MILITANTËT IDIOT EKONOMINË E VËNDIT SE GJOJA I KISHTE NDËRTUAR ENVERI,Në emër të lëvizjes së LIRË tjetërsoi PRONËN & MJEDISIN SHQIPËTAR,duke u sjell si BARBAR..! Sb në 2005 si KM zhyti FAMILHEN E TIJ & ALEATËT NË AFERA KORRUPTIVE TË PAPARA NË 112 VITE SHTET,DUKE KAPUR DREJTËSINË 100 % NË 1992 ME KURSIN 6 MUJOR,DUKE FUTUR NË SISTEM PANDËSHKUSHMËRINË.Kështu,bga 1992-2013 u blen për 5 lekë,Shkatërruan,tjetërsuan,Shitën..mbi 500 nd/Je e institucione të vëndit..mbi 350 mild.$, duke i lën njërzit pa punë të cilët morën RRUGËT E BOTËS..dhecm sot nga ballkoni 8 akuzon E.Ramën. ● Pasuria marramëndëse e Gitës,Dhëndrrit Malltezi në Shqipëri & në Europë e botë me FIRMËN E BABIT që po ekspozihet nga REP.TV(e falinderojmë) ËSHTË E PAPARË NË RRUZULLIN TOKSOR PËR 1 PRESIDENT E KM FATKEQSI PËR VËNDIN TON TË VOGËL,TË PASUR POR TË LËN MË TË VARFRIN NË EUROPË. Ndonse me shumë vonesë,SPAK,GJKKO duhet të shpejtoi SEKUESTRIMIN E PASURISË TË KËTIJ sheiku TË MADH FAMILJARISHT.MANDEJ PIRAMIDA 34 VJEÇARE E VIPAVE,OLIGARKËVE.. BIE SHPEJT,DUKE I SJELL POPULLIT SHPRESËN.
Përgjigju