Bashkimi Europian ka vendosur sanksione tw reja ndaj Rusisë, të cilat do të prekin sektorët e saj të financës, energjitikës dhe të mbrojtjes, kjo për shkak të konfliktit në Ukrainë. Individë rusë me poste të larta, por edhe entitete të fuqishme, janë subjekte të sanksioneve të reja të BE-së, të cilët akuzohen për rolin e tyre në krizën në Ukrainë.

Detajet janë ende të papublikuara, por deklarata e plotë mbi sanksionet e reja pritet të jepet të mërkurën, kur BE të japë edhe emrat e zyrtarëve të tjerë rusë, që do të përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalim fluturimi në Europë, përveç sanksioneve që  do të shënjestrojnë sektorin e naftës, pajisjet mbrojtëse dhe ato të teknologjisë së fundit. Gjithashtu, besohet se do të ndalet edhe aksesi i bankave shtetërore ruse ndaj tregut të kapitalit në Europë.

Sanksionet e reja të BE-së pritet të hyjnë në fuqi brenda 24 orëve, pas arritjes së marrëveshjes mes 28 shteteve anëtare të bllokut.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)