Bashkimi Europian pritet të vendosë sot lidhur me shpërndarjen e 160 mijë emigrantëve dhe një sërë masash për të përballuar krizën më të madhe të refugjatëve në 50 vitet e fundit. Ministrat europianë po mblidhen në Bruksel për bisedime emergjente, pasi Gjermania vendosi dje rikthimin e kontrolleve kufitare duke pranuar se nuk mund ta përballojë dot fluksin e refugjatëve. Dhjetëra qytete në Gjermani njoftuan se nuk kanë më hapësirë për tendat e mijëra refugjatëve që kanë pushtuar vendin, ndërsa kryebashkiaku i Mynihut paralajmëroi se refugjatët e rinj që do të vijnë do të duhet të flenë nëpër rrugë.
“Qëllimi i kësaj mase është që të reduktojmë fluksin aktual në Gjermani dhe të rikthejmë procesin e rregullt”-tha ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, gjatë një deklarate dje në Berlin.
Brenda pak orësh, edhe Republika Çeke njoftoi se do të vendoste masa të ngjashme në kufijtë e saj me Austrinë. Kështu sot në Bruksel, janë mbledhur në dy takime të veçanta ministrat e jashtëm dhe ata të punëve të brendshme. Sipas UNHCR, vendimet që do të marrin ministrat europianë sot do të jenë edhe më kritikë. Ata do të diskutojnë mbi propozimin e presidentit të Komisionit Europian Zhan Klod Junker për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve mes shteteve anëtare.
Vetëm Britania nuk do të duhet të pranojë refugjatë duke qenë se ka një marrëveshje që e përjashton nga të tilla detyrime. Kriza e refugjatëve ka ekspozuar çarje të mëdha mes BE-së nën sistemin aktual të Dublinit, sipas të cilit emigrantët duhet të kërkojnë azil në vendin e mbërritjes.
Qeveritë e vendeve anëtare kanë nisur të akuzojnë dhe fajësojnë njëra tjetrën për mos regjistrimin e emigrantëve duke i shtyrë drejt destinacionit të radhës. Njoftimi i djeshëm i Berlinit sinjalizoi një kthim dramatik të politikës së qeverisë Merkel.
Vetëm një javë më parë pati skena emocionuese në Mynih ndërsa qindra njerëz dolën për të mirëpritur refugjatët dhe Berlini njoftoi se do ti lejonte të hynin për të parandaluar një krizë humanitare.
Sipas KE, Gjermania ka justifikuar rivendosjen e kontrolleve në kufi si një masë e përkohshme emergjence nën marrëveshjen Shengen. Por de Maiziere theksoi se të gjitha shtetet anëtare do të duhet të ndjekin rregullat ekzistuese deri në rivendosjen e një sistemi të ri.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com