BE zgjat me një vit sanksionet ndaj regjimit sirian, ja arsyeja e fortë

BE zgjat me një vit sanksionet ndaj regjimit sirian, ja arsyeja e fortë

BE

Bashkimi Evropian (BE) vendosi që të zgjas edhe një vit sanksionet të cilat i zbaton ndaj regjimit të Bashar Al Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Këshilli i BE-së është bërë e ditur se masat kufizuese ndaj regjimit sirian janë zgjatur deri më 1 qershor të vitit 2019.

Nga BE-ja thuhet se vendimi për zgjatjen e masave kufizuese është marrë për shkak të shtypjeve të regjimit ndaj popullit civil, ndërsa janë përditësuar edhe institucionet dhe personat në listën e sanksioneve.

Në deklaratë më tej bëhet e ditur se ndaj 67 institucioneve dhe 259 personave pro-regjimit janë zbatuar sanksione të ndalimit të udhëtimit dhe ngrirja e aseteve, ndërsa theksohet se 4 prej këtyre kanë kontribuar në zhvillimin e përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në Siri.

Mes sanksioneve të BE-së ndaj regjimit gjenden embargo të naftës, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë që gjenden në BE, si dhe ndalimi i importeve të pajisjeve që mund të ndihmojnë regjimin për të rritur presion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord