Masat e BE ndaj Kosovës, Stano: S’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi! Palët t’i kthehen dialogut

Masat e BE ndaj Kosovës, Stano: S’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi! Palët t’i kthehen dialogut

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.

Stano në konferencë për media, ka thënë se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe se nuk ka rrugë tjetër.

Sa i përket sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, Stano ka thënë se BE-ja pret një hetim të plotë dhe përfundimtar të ngjarjeve e po ashtu i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë pa kushte.

“Masat e prezantuara për Kosovën ishin reagim direkt ndaj eskalimit që pati, apo mungesës së deeskalimit që kemi parë më herët, nuk po flas për 24 shtatorin, po flas për periudhë para kësaj. Shtetet anëtare ende nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për deeskalim kuptimplotë, për këtë arsye masat janë ende në fuqi. Sa i përket dialogut, nuk ka asnjë rrugë tjetër, pos kthimit në dialog. Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon pashmangshëm nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër”, ka thënë Stano, ndërsa u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen për të arritur kompromiset e nevojshme.

Stano ka thënë se qysh në fillim është thënë se masat mund të vendosen ndaj të dyja palëve e po ashtu se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme.

Sa i përket hetimit për sulmin në Banjskë ku vdiq rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë tjerë të Kosovës, Stano, ka thënë se po presin rezultatin përfundimtar të hetimeve.

“Presim rezultatin përfundimtar të hetimit të plotë. Kur të përfundohen hetimet, e BE-ja të ketë rezultatet, e të ketë pamje të qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush qëndron prapa kësaj, atëherë shtetet anëtare do të vendosin për hapa tjerë”, ka thënë Stano.

“Duhet të shohim hapa të arsyeshëm drejt deeskalimit kuptimplotë, kthim në dialog, e kur vjen te ngjarjet e 24 shtatorit hetim të plotë e përfundimtar. Sa i përket kushtëzimit për kthim në dialog, BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të qartë, dialogu duhet të vazhdojë, dyja palët duhet të kthehen në dialog”.

Në pyetjen se me kë duhet të bashkëpunojë Serbia për hetimin, Stano ka thënë se “presin bashkëpunim të plotë e të pakusht të Serbisë”.

“Se si do ta bëjë këtë, mbetet te Serbia që të vendosë. Ka shumë rrugë të mundshme. Partnerët tanë në Serbi e dinë se çfarë duhet dhe çfarë pritet të bëjnë”, tha Stano.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e kaluar ka thënë se mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE-ja.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 11/10/2023 08:07

    Europa dhe perendimi kerkojne ta mbajne ne krahun e tyre Serbine.Leshimet e bera nga ata me shume e ka rritur oreksin eBeogradit.Sa per Kosoven e dine qe s'ka nga shkon.

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/10/2023 20:51

    Ti je një palaqo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin