Krerët e BE-së po mbajnë një samit të posaçëm për të zgjedhur dy drejtues të lartë, Shefin e Politikës së Jashtme dhe Presidentin e Këshillit Europian. Catherine Ashton dhe Herman Van Rompuy do të largohen nga këto poste në muajin nëntor. Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, mendohet të zgjidhet në postin e kryediplomates, por disa vende kanë shprehur rezerva.
Ajo ka përkrahjen e partive të majta evropiane, si dhe kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt, që është propozuar për të zëvendësuar Van Rompuy si presidente e Këshillit.
Takimi zhvillohet pasi Parlamenti Europian konfirmoi Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian. Ky vendim u kundërshtua me forcë më parë nga kryeministri anglez David Cameron, të cilit iu bashkua Hungaria.
/Shqiptarja.com