BE: Zgjedhjet “shkrehën” buxhetin
Taksat indirekte -5%, deficiti +50%
Rënia e performancës së Financave publike në periudhën para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ka rënë në sy edhe të ekspertëve të Komisionit Evropian, në një raport të të cilëve vlerësohet se buxheti është “shkrehur”.
TIRANE - Në raportin e Komisionit Europian për vendet kandidate në BE dhe ato që janë në proces para-anëtarësimi, për tremujorin e dytë 2013, që është publikuar dje, në pjesën për Shqipërinë vihet një theks i veçantë te performanca e ulët e të ardhurave buxhetore në pesë muajt e parë të vitit, si dhe rritja e shpejtë e deficitit. Sipas raportit, “në periudhën para zgjedhjeve, buxheti vazhdoi të kishte një performancë negative të konsiderueshme.
Në pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale ranë me 0.2% me bazë vjetore, teksa të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7%. Të ardhurat e kombinuara nga taksat indirekte ranë me 5.2% me bazë vjetore, teksa TVSH, të ardhurat nga doganat dhe taksa e akcizës regjistruan të gjitha tkurrje të rëndësishme, duke reflektuar kërkesën e brishtë të brendshme, importet më të ulëta dhe efektin nga përjashtimi i TVSH-së i disa makinerive dhe lëndëve të para. Kjo nuk u arrit të kompensohej nga të ardhura më të ulëta nga taksa e të ardhurave personale (me rritje 8.7% me bazë vjetore) dhe një zgjerim prej 1.4% në kontributet e sigurimeve shoqërore”.
Nga ana tjetër, KE konstaton se, pavarësisht nga rënia në të ardhurat, shpenzimet janë tejkaluar, duke thelluar më tej bilancet negative buxhetore. “Shpenzimet totale në janar-maj u rritën me 13.3% me bazë vjetore, duke tejkaluar planet buxhetore me 6.1%. Shpenzimet kapitale u rritën me 7.1% me bazë vjetore, ndërsa ato kapitale u zgjeruan me 41.4% dhe e kaluan shumën e planifikuar në buxhet me rreth 23%.
Si rrjedhojë, deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e krahasueshëm të vitit të kaluar me rreth 114% dhe ishte pothuajse 50% më i lartë se ai i planifikuari. Deficiti tashmë ka arritur në rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficiti buxhetor prej 3.5% të PBB-së”, për të gjithë vitin”, thuhet në raport. Në të vihet gjithashtu në dukje se në investimet e huaja direkte u ulën tremujorin e parë me 3.9 për qind, ndërkohë që vetëm borxhi i jashtëm llogaritet në rreth 53 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.9%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 726
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:23
-
Kina, Meksika dhe Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit për tarifat tregtare
27 Nëntor, 13:17
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit
27 Nëntor, 13:15
-
Lewandowski shënon golin e 101-të në Champions dhe 'kap' Messin e Ronaldon: Gjithmonë duam të fitojmë
27 Nëntor, 13:12
-
Koçiu takohet me kreun e Agjencisë së Energjisë Atomike në Vjenë: Do sjellim në Shqipëri pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, diagnostikon hershëm kancerin
27 Nëntor, 13:06
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet
27 Nëntor, 13:05
-
Po pse Berisha arrin të gënjejë edhe për lirinë e tij?
27 Nëntor, 13:05
-
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
27 Nëntor, 12:55
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet drejtori i shkollës artistike (EMRI)
27 Nëntor, 12:41