Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit ku dy anije me emigrantë të paligjshëm u lanë në mëshirë të fatit nga kontrabandistët Bashkimi Europian është zotuar të luftojë trafikimin, duke e cilësuar atë një nga prioritetet kryesore.
“Lufta kundër këtyre organizatave kriminale do të jetë prioritet i lartë në planin e përgjithshëm të BE-së për migracionin”, ka thënë sot Komisioneri për emigracionin në BE, Dimitris Avramopulos.
Ky i fundit shprehu vlerësim për rojen bregdetare italiane dhe Frontex, për operacionin e përbashkët për shpëtimin e qindra jetë emigrantësh duke vënë në dukje nevojën për një veprim të koordinuar. Ndërkaq, mediat italiane kanë publikuar pamjet tronditëse të Blue Sky, anijen ku udhëtonin plot 797 burra, gra e fëmijë të grumbulluar njësoj si mallrat në barkën e një anije të ndryshkur.
Imazhet janë publikuar nga Borhan, një prej 4refugjatëve sirianë të anijes që mundi të shpëtohet falë një operacioni më 31 dhjetor pasi ndenjën 8 ditë në det gjatë një stuhie në mes të ishujve grekë. Ndërkaq, mëngjesin e sotëm ka përfunduar operacioni i shpëtimit të 360 emigrantëve sirianë, anija e të cilëve u braktis nga ekuipazhi me përfundimin e karburantit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com