Beatrix Ramosaj flet për ndarjen: Për
mua ishte hera e parë, tani jam single

Beatrix Ramosaj ka rrëfyer në një intervistë të dhënë për emisionin ‘’Hangover’’ se tashmë është single, pasi është ndarë nga i dashuri i saj Ervi Cenolli.

Këngëtarja e njohur edhe pse në rrjetet sociale kishte shkruar se nuk do të shfaqte të dashurin e saj për arsye se dëshironte të ekspozonte vetëm karrierën, por përmes kësaj interviste ajo treguar arsyen e vërtetë të fshirjes së fotove.
 
“Nuk kam folur për jetën time personale. Nuk kam qejf më të ekspozoj jetën personale. Është diçka shumë e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Për mua ka qenë hera e parë që kam pasur dikë dhe kam kaluar shumë kohë me të, nuk janë pak dy vite e gjysmë. Kam shumë respekt, por kështu është jeta, njerëzit njihen, dashurohen, jo gjithçka mundet të ecë. Tani jam single”,-u shpreh Beatrixi. 
 
Këngëtarja u mjaftua me këto fjalë dhe nuk iu përgjigj në vazhdim asnjë pyetjeje tjetër që kishte lidhje më ish të dashurin e saj Ervi Cenolli.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje