Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa pamje nga koncerti i saj më i fundit, Rexha vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.
(Postimi i Bebe Rexhës në story në Instagram)
Ajo në InstaStory ka publikuar disa fotografi nga prapaskena e koncertit, ku shfaqet e mbuluar me flamurin shumëngjyrësh, që identifikon komunitetin LGBTI.
Bebe Rexha aktualisht është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t’i publikojë në muajt në vazhdim. Ajo vazhdon ende të jetë pjesë e top listave botërore me projektin e saj të fundit shumë të suksesshëm “Meant to be”.
Komento