Bebe Rexha tregoi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak se vuan nga infeksioni i sinusit vetëm pak ditë më parë. Këngëtarja përmes videove tregoi disa shenja në trup dhe u shpreh se mezi merrte frymë e se kishte dhimbje koke prej ditësh.

Dje Bebe ka treguar se për shkak se infeksioni nuk ka kaluar pas kaq ditësh do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

“Shkova tek doktori për infeksionin e sinusit që nuk po largohet dhe më tha që më duhet t’i nënshtrohem një operacioni”, thotë Bebe.