Bebe Rexha shpërthen në lot dhe shokon fansat: Ma shpif trupi im

Bebe Rexha shpërthen në lot dhe shokon fansat: Ma shpif trupi im

Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha thotë se nuk është e kënaqur me trupin e saj. Ajo ka postuar në Tiktok një video ku shprehet se ia shpif trupi i vetë dhe siç tregon ‘asnjëherë nuk ka qenë më e rëndë së tani’ sa i përket peshës trupore.

“Janë festat e fundvitit dhe të gjithë supozohet të jemi të lumtur. U peshova tani por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse kam turp. Ma shpif trupi im", tha Bebe e përlotur dhe pa makeup në fytyrë.

“Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë nuk kam dëshirë të postoj. Sinqerisht kjo është arsyeja pse nuk kam qenë shumë aktive këtë vit si vitet paraprake”, tha ajo.

Kjo deklaratë e këngëtares, ka shokuar fansat pasi Bebe Rexha më parë ka publikuar në rrjetet sociale imazhe të trupit të saj shoqëruar me mesazhe inkurajimi për njerëzit që ndihen keq me format trupore.

1/3
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 30/12/2021 19:32

    Kujt i plasi për ty!!!

    Përgjigju
  • Bebi: 28/12/2021 20:31

    Ua,pse moj kusherire e mona cizmes nuk e pyet si u cfry ajo nga dhjami e tulet,se ajo ka formula. Hajde me lsi-ne te vjedhesh flori, e shtroju dietave te heqjes se dhjamit e tuleve,si dhe te drejtosh trupin e shemtuar,pastaj te ve mona te kendosh hajredin pashen. U rrac e shpifur ne trup e ne mendje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi