Bebet, pesë çelësat për ushqim të sigurtë

Bebet, pesë çelësat për ushqim të sigurtë
Mënyra se si përgatitet dhe ruhet ushqimi për të porsalindurit ka një rëndësi shumë të madhe. Nëse nuk tregojmë kujdes për ushqimin, ai mund të bëhet burim sëmundjesh për të porsalindurit tuaj. Ekspertët e shëndetit të fëmijëve pranë ministrisë së shëndetësisë, së bashku me ata të OBSH, UNICEF dhe FAO, kanë përgatitur një paketë këshillash për të gjithë prindërit e rinj, për një ushqim të sigurtë të fëmijës.

Mbani pastër
Lani duart para trajtimit të ushqimit dhe shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit. Lani duart pas shkuarjes në tualet/banjë, kur ndërroni fëmijën ose prekni kafshët. Lani dhe mbani shumë pastër të gjitha sipërfaqet dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen ose shërbimin e ushqimit. Mbroni zonat e ushqimit nga insektet, zogjtë, brejtësit dhe kafshët e tjera.

Ndani ushqimet
Ndani mishin e gjallë, pulat dhe prodhimet e detit nga ushqimet e tjera. Përdorni pajisjet e veçanta dhe veglat e tilla si thika dhe tavolinat e prerjes për trajtimin e ushqimeve të papërpunuara. Ruani ushqimet në enë të mbuluara për të shmangur kontaktin mes ushqimeve të papërpunuara me të përgatitura.

Gatuani tërësisht
Gatuani të gjithë ushqimet, veçanërisht mishin, pulat, vezët dhe prodhimet e detit. Ushqimet si supa dhe mishrat e ziera valojini mirë. Për mishin dhe shpendët, sigurohuni që lëngu tyre është i pastër dhe jo ngjyrë trëndafili. Ri-ngrohni ushqimin e gatuar plotësisht. Valoni ose ngrohni ushqimet derisa të jenë shumë të nxehta kur i prekni. Përzieni mirë ndërsa ushqimi të ri-ngrohet.
Temperatura të sigurta
Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturë dhome për më shumë se dy orë. Mos i ruani ushqimet për një kohë të gjatë, madje edhe në frigorifer. Mos shkrini ushqime të ngrira në temperaturë dhome. Ushqimi për foshnjat dhe fëmijët e vegjël në mënyrë ideale duhet të jetë i përgatitur i freskët në çdo vakt dhe nuk duhet ruajtur pas gatimit.

Përdorni ujë
Përdorni ujë të sigurt ose e trajtoni atë për ta bërë të sigurt.
Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme. Përdorni qumësht të pasterizuar. Lani frutat dhe perimet në ujë të sigurt, veçanërisht në qoftë se hahen të gjalla. Mos e përdorni ushqimin përtej datës së skadimit.
Për të mbajtur të mbrojtura ushqimet nga pesiticidet dhe kimikate të tjera të dëmshme këshilloni familjet në fshat: Të mbajnë pesticidet dhe kimikate të tjera të rrezikshme, pajisjet dhe enët e tyre larg nga shtëpia e tubacionet apo depot e furnizimit me ujë. Ndjekin udhëzimet e prodhuesit përpara se t`i përdorin për të korrat dhe të spërkaten. Të mbajnë larg shtëpisë dhe burimit të ujit, rrobat e veshura dhe sendet e përdorura gjatë spërkatjes.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com(print), 11 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën