Bebet e lindura gjatë periudhës së krishtlindjeve janë trajtuar pak më ndryshe se fëmijët e lindur gjatë muajve të tjerë të vitit.

Ata janë mbështjellë me çorapin e kuq të krishtlindjeve dhe kapelen e Santës.

Këtë shërbim special e ka ofruar spitali Magee-Women në qendrën University of Pittsburg Medical Center.

bebet

Nëse bebet gjenden në spital ditën e Krishtlindjeve do të mblidhen me këto dekore të kuqe dhe prindërit që po kalojnë krishtlindjet e para me bebet në spital i mbajnë dhuratat si kujtim.

Në të vërtetë infermieret e Magee e kishin nisur këtë traditë prej vitesh dhe tashmë dhurojnë me dhjetëra kapele të tilla çdo vit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)