Becchetti humbet sërish në gjyq
Duhet t'i paguaj borxhin ‘kancelarisë’
ARKIVA- Lajmet për çështjen Becchetti

Becchetti humbet sërish në gjyq<br />Duhet t'i paguaj borxhin ‘kancelarisë’<br />ARKIVA- Lajmet për çështjen Becchetti
Mesa duket nuk kanë fund përballjet e Becchettit me drejtësinë shqiptare, pas humbjes një ditë më parë në Gjykatën e Apelit për masën e arrestit, ndaj televizionit të tij sot është bërë publike një tjetër vendim që Gjykata e cili e detyron të paguajë shumën prej 561.999 lekësh.
 
Agon Set i cili ndodhet në sekuestro preventive, për shkak të akuzave të ngritura ndaj pronarit të saj, Francesco Becchetti,  është paditur nga një firmë kancelarie për mos shlyerjen e detyrimit të mësipërm prej pothuajse një viti.
 
Më herët ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social “Facebook” mori në mbrojtje biznesmenin Becchetti duke e cilësuar si një viktimë të hakmarrjes së kryeministri Rama.

Vetë Francesco Becchetti është shpallur nën kërkim nga ana e drejtësisë shqiptare nën akuzat e pastrimit të parave, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si edhe për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave.

Gjithashtu, së bashku me Becchettin, në kërkim po për pastrim parash edhe një nga ortakët e tij, De Renzi, për të cilin gjithashtu la dje në fuqi masa arrest me burg.
  
Vendimi i Gjykatës për çështjen e shlyrjes së detyrimit ndaj kancelarisë  
Gjate hetimit gjyqesor te kerkeses rezultoi se : 
Se pala kërkuese Shoqëria “C C S Office shpk dhe Shoqeria Agonset shpk, kanë pasur marredhenie tregetare me njera tjetren , per furnizimin dhe shitjen e materialeve te kancelarise. 

Ne permbushje te kontrates se bashkepunimit te dates Shoqeria CCS Office shpk ka realizuar furnizimin me materiale kancelarie kundrejt shoqerise Agonset shpk dhe per kete ka leshuar faturat tatimore te shitjes Nr. 11231 date 19.6.2014, nr. 11242 date 19.6.2014 etj me nje vlere prej 561.999 leke te firmosura nga te dyja palet.

Sipas Faturave tatimore të Shitjes te cituara me larte , përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të plotë: shitësi, blerësi, lloji i mallit të shitur, sasia a shitur, çmimet si dhe është nënshkruar nga pala shitëse dhe pala blerëse. 

Shoqeria CCS Office shpk me shkrese ka njoftuar shoqerine Agonset shpk te likujdoje vullnetarisht detyrimin,. Por nga kjo shoqeri nuk eshte bere asnje perpjekje per likujdimin e shume .

Kërkuesi, deklaroi se keto fatura nuk jane shlyer nga Shoqeria Agonset shpk dhe duke i cilësuar titull ekzekutiv faturat e sipërcituara, kërkon lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për to, në bazë të ligjit Nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”. 

Gjykata, pasi analizoi në tërësi provat dhe rrethanat e çështjes, arrin në përfundimin se kërkesa e paraqitur është e bazuar në ligj e në prova dhe si e tillë duhet pranuar. 

Gjykata vëren se në kuptim të neneve 510 - 511 të Kodit të Proçedurës Civile, lëshimi i urdhërit të ekzekutimit realizohet në ato raste kur objekti i ekzekutimit është një akt që përbën “titull ekzekutiv”. Cilësinë e titujve ekzekutivë në kuptim të këtyre dispozitave proceduriale e kanë edhe aktet e parashikuara në gërmën “e” të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile, ku shprehimisht thuhet se: “Janë tituj ekzekutiv ... aktet e tjera që sipas ligjeve të vecanta quhen tituj ekzekutivë dhe ngarkohet Zyra e Përmbarimit për ekzekutimin e tyre”. Në ligjin Nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”, neni 16 përcakton se fatura përbën titull ekzekutiv dhe vihet në ekzekutim nga përmbaruesi gjyqësor. 

Për sa më sipër, duke qenë se keto fatura në bazë të nenit 510/e të K.Pr.Civile kane marrë cilësinë e titullit ekzekutiv, Gjykata e gjen të drejtë dhe të bazuar në ligj kërkesën e bërë për vënien në ekzekutim të këtij titulli, nëpërmjet lëshimit të urdhërit të ekzekutimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë