Becchetti në gjyq me 5 akuza
mes tyre edhe pastrim parash
Mbyllen hetimet për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe administratorin e televizionit "Agon Channe"l Mauro De Renzis. Burime nga Prokuroria e Tiranës sqaruan për Shqiptarja.com se kanë arritur të provojnë 5 akuza ndaj Becchettit, mes të cilave edhe atë të pastrimit të parave. Edhe nëse ai nuk do të ekstradohet nga Anglia procesi do të zhvillohet në mungesë.
TIRANE - Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe administratorin e televizionit "Agon Channel" Mauro De Renzis, të cilët aktualisht ndodhen në Angli dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës atje nëse do t'i ekstradojë apo jo në vendin tonë.
Burime nga organi i Akuzës së kryeqytetit thanë për Shqiptarja.com se brenda javës së parë të dhjetorit pritet që biznesmenit italian t'i komunikohet akuza në mungesë.
Kjo akuzë do t'i dorëzohet avokatit të cilin Gjykata e ka caktuar si për Becchettin ashtu dhe për De Renzis, pasi të dy këta shtetas kanë nga drejtësia shqiptare masë sigurie "arrest me burg" në mungesë.
Të njëjtat burime sqaruan se Becchetti dhe De Renzis do të akuzohen për pastrim parash, mospagim taksash
(evazion fiskal), vjedhje, mashtrim si dhe falsifikim dokumentesh.
Më 8 qershor të këtij viti Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro preventive mbi pronat e Becchettit ndërsa vetë biznesmeni rezulton se ëështë larguar nga Shqipëria prej muajit shkurt duke ju shmangur drejtësisë dhe arrestimit të tij.
Akuzat dhe arratia e BecchettitQë prej nisjes së hetimeve ku u ngrit dhe pista e pastrimit të parave Becchetti i mohoi akuzat dhe kërkoi me avokatët e tij heqjen e "arrestit me burg" dhe të sekuestros ndaj pronave mes tyre dhe "Agon Channel".
Prej shkurtit të vitit 2015 biznesmeni dhe administrator italian i televizionit lanë Shqipërinë për tu ndaluar nga policia londineze vetëm 3 javë më parë.
Drejtësia angleze i ka lënë ata në masë sigurimi "detyrim paraqitje me kusht" dhe në 7 dhjetor pritet që të jetë seanca e radhës ku do të shqyrtohet kërkesa e Interpol Tiranës për ekstradimin e tyre.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 2428
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjoba 110 mln € e Becchetit, Malaj: Përmbaruesi privat ka fondet por pret edhe pretendimet e qeverisë shqiptare, Bardhi: Javën tjetër interpelancë me Ramën
18 Nëntor 2024, 12:47
-
SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh
10 Nëntor 2024, 13:16
-
Videoskandali / "Biznese dhe para për fëmijët e tyre, si e korruptoi Becchetti Gjykatën e Arbitrazhit”
9 Nëntor 2024, 11:29
-
VIDEO/ Eksperti që ndihmoi Becchettin në Arbitrazh: Gënjeva me raportin, Agon Channel do të falimentonte
8 Nëntor 2024, 22:48
-
Dëshmia e ish avokatit të Becchetti-t: E njihja ish-drejtuesin e gjykatës, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor
8 Nëntor 2024, 20:07
-
“Që kur lidh kontrata mendon arbitrazhin”, si zbuloi këshilltari italian i Beccheti të gjithë skemën (VIDEO)
8 Nëntor 2024, 18:36
-
"Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat! Dalin përgjimet, Këshilltari italian zbulon: Kishte në xhep 2 nga 3 arbitrat"
8 Nëntor 2024, 17:18
-
Investigimi i medias: Si Francesco Becchetti manipuloi Gjykatën e Arbitrazhit për vendimin kundër Shqipërisë
8 Nëntor 2024, 14:39
-
Vendimi për Becchettin, Shqipëria paraqet 5 prova korrupsioni në gjykatën belge: Orkestroi skemë korruptive për të manipuluar vendimin e arbitrazhit
1 Nëntor 2024, 18:15
-
Ylli Pata: Riciklimi i përgjimeve të Dibrës
8 Qershor 2024, 19:22
-
'Shqipëria 'narkoshtet'/ 11 deputetë italianë të indinjuar me 'Rai 3', letër të hapur ambasadores së Shqipërisë: Turp për kombin tonë
4 Qershor 2024, 23:20
-
Emisioni i RAI 3 për Shqipërinë, Rama: Baltë e prodhuar në Tiranë! U përdorën si heronj figura të errëta, një non grata, një i dënuar dhe një i arratisur në kërkim nga SPAK
4 Qershor 2024, 14:05