PRISHTINE- Kompania Bechtel Enka ka pezulluar prej tre ditësh punimet në autostradën Vërmicë-Merdarë.

Shkak janë bërë dy aksidente të punonjësve të kësaj kompanie, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Ballanicë të Kosovës. Punëtori 24-vjeçar Valon Guri humbi jetën, pasi u shtyp nga një mjet i rëndë që po punonte për ndërtimin e rrugës.Një tjetër punonjës i kompanisë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ra nga lartësia e një këmbë ure, në fshatin Lladrovc.

Pas aksidenteve, firma Bechtel Enka vendosi të pezullojë, deri në një urdhër të dytë, punimet në autostradën Vërmicë-Merdare, pjesa e Kosovës e Rrugës së Kombit.
(sg/shqiptarja.com)