TIRANE- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimburson për herë të parë barna për komplikacionet nga diabeti, siç është parandalimi i verbërisë. Një recetë mujore kushton 130 mijë lek (të reja) dhe rimbursohet nga FSDKSH. Kjo është risia e përcjellë ditën e sotme nga kreu i këtij Fondi, Astrit Beci, i cili mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara ditën e sotme në kryeqytet në ditën Botërore të Diabetit.
 
Drejtori Beci u shpreh se “vetëm për insulinat, rimbursojmë 1.1 miliard lek në vit. Aktualisht ne si Fondi trajtojmë 70 mijë diabetikë”. Fjala e drejtorit Astrit Beci në ditën Botërore të Diabetit
 
Drejtori i Fondit teksa vizitoi "sallonin" e diabetit i ngritur nga shoqata e diabetikëve dhe mjekët endokrinologë në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, bëri thirrje për diagnostikimin në kohë të diabetit për të shmangur komplikacionet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)