David Beckham ka filluar stërvitjen ditën e sotme me skuadrën e Arsenal. Futbollisti 37 vjecar do të provojë se është akoma në gjendje të luajë në nivele të larta. Ai është parë duke shkëmbyer batuta me futbollistin e Arsenal, Wilshere dhe Lukas Podolski. Ish futbollisti i United dhe Real Madrit aktualisht është lojtar i lirë.

Duke folur përpara takimit të Arsenalit me Liverpool ditën e Mërkurë, Wenger tha:

“Ai më telefonoi mua. Beckham më kërkoi leje të vinte këtu dhe të stërvitej. Ai nuk ka bërë asgjë për një kohë të gjatë dhe kjo është thjesht për palestër.
Nuk ka spekullime në lidhje me nënshkrim apo ndonjë gjë”.

Duke hedhur poshtë mundësinë e një nënshkrimi, Wenger është pyetur se cfarë përfitimi ka për klubin stërvitja e futbollistit.
“Asgjë. Për të ndihmuar dikë. Ne jemi të hapur për njerëzit që sillen mirë kur ata vijnë këtu”, tha Wenger.

Për Beckham ka shfaqur interes QPR dhe West Ham në Premier League, dhe Monako me PSG në Francë. Familja e Beckham është duke marrë me qera një pronë në Britani pas përfundimit të kontratës me Galaxy, ndërkohë që fëmijët e tij janë regjistruar në shkollat e kryeqytetit.

(v.gj/shqiptarja.com)