Gianni De Biasi ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste dhënë për një radion greke “Arena FM 89.4”.
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë nuk e ka përjashtuar mundësinë që në fund të kontratës (qershor 2016) të marrë drejtimin e kombëtares greke.
De Biasi tregon se 18 muaj më parë ishte pranë arritjes së marrëveshje për të marrë drejtimin e një ekip të njohur grek.
I pyetur mbi faktin që Greqia është në kërkim të një trajneri pas dështimit të plotë në eliminatoret e Kampionatit Evropian, De Biasi përgjigjet: “Do të qëndroj në Shqipëri deri në fund të Evropianit, pastaj të shohim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, do të qëndroj apo do të shoh opsione të tjera për karrierën time.”
Lidhur me mundësitë që kombëtarja greke të drejtohet nga ai, De Biasi komenton: “Sigurisht që do të isha i interesuar për të drejtuar kombëtaren greke apo ndonjë ekip grek. Dua të them që një vit e gjysmë më parë isha shumë pranë kalimit tek një ekip shumë i madh grek.
Kontrata e Gianni De Biasit me FSHF-në përfundon më 31 dhjetor 2015, por kjo kontratë ka klauzolën që parashikon rinovim automatik deri në fund të Kampionatit Evropian në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com