Italia do të marrë ‘pjesën e luanit’ prej paketës së ndihmës 750 miliardë euro të Fondit të Rimëkëmbjes i propozuar nga Komisioni Europian.
Sipas ANSA, shuma që do të përfitojë Italia, si vendi më i goditur nga pandemia e Covid, do të jetë 172.7 miliardë euro, nga të cilat 81.807 miliardë do të jenë ndihmë dhe 90.938 miliardë si kredi.
172.7 miliardë të propozuar nga Komisioni i BE për Italinë si pjesë e paketës së Fondit të Rimëkëmbjes përfaqësojnë pjesën më të lartë të destinuar për një vend të vetëm, dhe kjo si në terma absolutë, ashtu edhe për grante dhe kredi.
Një tjetër vend që do të përfitojë shuma të mëdha nga paketa e ndihmës është Spanja, me një total prej 140.4 miliardë, të ndara midis 77.3 miliardë ndihmave dhe 63.1 miliardë në kredi.
Recovery Fund do bëj të mundur që vendet më të prekura të mbrojne strukturën e tyre social ekonomike. Ai do jetë i financuar nga kontribute të mëdha që do derdhë secili shtet në buxhetin e Bashkimit Europian, i cili mund të lëshojë letra me vlerë dhe të mbledhë para në tregje dhe pastaj tjua japë ato vendeve më në vështirësi.
Fondi i Rimëkëmbjes duket se është një përparim i madh dhe realizim i asaj që deri dje ishte e paimagjinueshme. 27 vendet njohën nevojën e mjetit të ri finaciar dhe vendosën që urgjentisht ai të funksionojë për të siguruar rimëkëmbjen europiane pa lënë pas askënd
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor, 16:04
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Srpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
25 Dhjetor, 15:03
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42