TIRANE- Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj ka vendosur të bojkotojë “Lojërat Mesdhetare” që do të zhvillohen pas pak ditësh në Turqi. Shkak për këtë vendim sipas Begajt është bërë moslejimi i trajnerit të saj për ta shoqëruar dhe stërvitur në këtë eveniment të rëndësishëm.
Begaj thotë se “të gjithë sportistët e tjerë që do të garojnë në këtë eveniment do të shoqërohen nga trajneri respektiv, ndërsa trajneri i Begajt nuk është lejuar që të shoqërojë sportisten”.
Në një lidhje telefonike për Tv “A1 Report” peshëngritësja Begaj fajëson drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes dhe ata të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) të cilët sipas saj nuk lejojnë trajnerin të shoqërojë sportisten.
Begaj sqaron se “ka pasur edhe negociata me drejtuesit e sportit të shtangës, por këta të fundit kanë një muaj që e neglizhojnë dhe e sorollasin peshëngritësen dhe trajnerin e saj”.
Ajo bën me dije se “sjellja e këtyre drejtuesve i detyron sportistët shqiptarë që të garojnë për shtete të tjera”.
Begaj ndihet e trishtuar pasi ishte përgatitur për medalje dhe bën me dije se mund të ndryshojë vendimin e marrë nëse FSHP dhe KOKSH lejojnë trajnerin e saj ta shoqërojë dhe stërvitë gjatë garës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com