Politika shqiptare dënon atentatin ndaj Trump! Begaj: Akte të tilla nuk kanë vend në demokraci! Rama: Tragjedi për botën demokratike

Tragjedi për botën demokratike e ka konsideruar kryeministri Edi Rama sulmin me armë në mitingun elektoral të Donald Trump. Kreu i qeverisë shqiptare tha në reagimin zyrtar se ngjarje të tilla duhet t’i bashkojnë vendet në mesazhin kundër dhunës.

“Shqetësuese që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike.’- shkroi Rama në Twitter.

Akt që nuk ka vend në botën demokratike e quajti Presidenti Bajram Begaj.

‘E dënojmë ashpër këtë sulm dhe çdo formë të dhunës politike që nuk ka vend në demokraci!’- u shpreh Begaj.

Edhe kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë iu bashkua mesazheve të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar që dënuan sulmin ndaj Trump. “

Reagime pati në radhët e krerëve të opozitës. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se sulmi me plumb ndaj Trump lidhet drejtpërdrejtë me vizionin e tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

“Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!- shkroi Meta.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkroi se mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Atentati ndaj Trumpit/ Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal

1717855211_berisha.jpeg

Sali Berisha i është bashkuar reagimeve për sulmin me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Berisha shkruan se e dënon me ashpërsi sulmi, ku një dorë kriminale shkrepi një seri të shtënash kundër Trump.

Kreu i PD-së e quan një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

"Atentat kundër Presidentit Donald Trump. Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë. Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpejt dhe të plotë të tij. Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor."- tha Berisha.

Ora 12:06
Kurti dënon sulmin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes fjalës dhe protestës

1716474944_albinkurti.JPG

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas të shtënave gjatë një tubimi të kandidatit për president të ShBA-së, Donald Trump, të cilin FBI e quajti ‘atentat’ ndaj tij.

Kurti tha se bashkohet me liderët e tjerë botërorë në dënimin e këtij ‘atentati të tmerrshëm’. Sipas tij, mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës.

“Unë bashkohem me liderët e tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime” – ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Ora 11:26
Meta dënon sulmin me armë ndaj Trump: Mori një plumb për shkak të ideve për ta bërë Amerikën sërish të madhe

1720780241_ilirmeta.jpg

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se bashkohet lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump.

'Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme. U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe. Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!'- shkruan Meta.

Ora 11:15
Sulmi ndaj Trump, Nikolla: Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme

1719477523_linditanikolla.jpg

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për atentatin ndaj ish- Presidentit Donald Trump. Ajo e ka cilësuar këtë tentativë vrasje si të papranueshme.

“Tentativa për vrasjen e ish Presidentit dhe kandidatit Donald Trump, e papranueshme!

Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme në shoqëritë tona, në qytetërimin e sotëm”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë