Begaj dhe Nikolla takojnë Ambasadoren e BE-së, i dorëzon raportin e KE! Presidenti: Do të shërbejë si udhërrëfyes për vijijim e reformave në vend

Begaj dhe Nikolla takojnë Ambasadoren e BE-së, i dorëzon raportin e KE! Presidenti: Do të shërbejë si udhërrëfyes për vijijim e reformave në vend

Presidenti Begaj dhe ambasadorja e BE-së

Presidenti Begaj priti sot në një takim ambasadoren e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann. Kreu i shtetit pohoi se raporti i KE-së do të shërbejë si udhërrëfyes për Kuvendin e Shqipërisë.

‘Prita sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann dhe u njoha me raportin e progresit për Shqipërinë.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit, konfirmova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet një prioritet strategjik i dhe objektiv i pandryshueshëm.

Ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.’- shkroi Begaj.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e priti gjithashtu Ambasadoren e BE. Ajo  i dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, 2022.

Kryetarja Nikolla vlerësoi se Raporti përmban arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, të cilat shpunë në vendimin e Këshillit Evropian për çeljen e negociatave si edhe rekomandime të rëndësishme për të adresuar e përmbushur më mirë standartet e BE-së në disa aspekte të zhvillimit.

Ka filluar puna për rishikimin e kuadrit ligjor për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian  dhe Rregullores së Kuvendit, për përmirësimin e tyre në funksion të forcimit të rolit ligjvënës e kontrollues të Kuvendit gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit. Kuvendi po punon gjithashtu për forcimin e kapaciteteve administrative dhe burimeve njerrëzore të strukturave që mbulojnë çështjet e integrimit evropian.

 Nikolla vuri në dukje se  organizimi dhe programimi i veprimtarive të komisioneve parlamentare do të bëhet në bazë të kapitujve të negocimit dhe komisionet parlamentare do të fokusohen në shqyrtimin ex-post të legjislacionit.

Duke garantuar legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit, Kuvendi do të fokusohet edhe në kontrollin parlamentar të Qeverisë dhe realizimin e detyrave të institucioneve të pavarura  për plotësimin e standarteve të integrimit evropian.

Ambasadorja Christiane Hohmann  vuri në dukje se Raporti pasqyron në mënyrë korrekte arritjet e Shqipërisë dhe rolin e rëndësishëm të Kuvendit në procesin e integrimit. Është e rëndësishme që reformat e nisura demokratizuese dhe integruese të vazhdojnë dhe rezultatet e tyre të jetohen e ndjehen nga qytetarët shqiptarë. Ndryshimi dhe përmirësimi i legjislacionit dhe harmonizimi me standartet e BE-së është një proces i gjatë dhe ndihma jonë nuk do t’ju mungojë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër