Ambasadorja e BE dorëzon progres raportin e KE-së për Shqipërinë: Shqipëria progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do jeni në monitorim! Kundër 'pasaportave të arta'

TIRANË- Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i dorëzoi sot progres raportin e KE-së, qeverisë shqiptare, teksa bëri një prezantim të shkurtër të tij, vuri theksin në vijimin e reformave në vend. Ajo vuri theksin se Shqipëria ka bërë përpara e ndërs anë këtë fazë, ajo do të jetë gjithnjë e më shumë në monitorim nga BE.

“Shqipëria ka vazhduar të ruajë një fokus të përgjithshëm në axhendën e reformave të BE-së. Me fazën e re drejt anëtarësimit në BE, ne nuk duam të humbim asnjë moment.

Lufta në Ukrainë ka afruar më shumë BE-në me Ballkanin. Kjo situatë ka vendosur zgjerimin në krye të axhendës. Çështja themelore që dua të theksoj është se Shqipëria ka mbajtur një orientim shumë të qartë, i është përmbajtur historikut të saj në përputhje me politikën e jashtme, përfshi sanksionet e Rusisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në KS të OKB.

Cështja e dytë që dua të theksoj, jemi në një fazë të re të procesit drejt BE. Komisioni lëvizi duke filluar procesin e analizimit të legjislacionit. Raporti I këtij viti është me rëndësi të vecantë, ofron një vlerësim të veçante ofron hapat e duhur për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria. Shqipëria është pjesë e ligës së parë, por do të thotë se do të jeni në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm dhe do t’ju duhet një lidership i fortë. Në përgjithësi vlerësimi i raportit është se Shqipëria ka vijuar të ketë në fokus vijimin e reformave. Raporti tregon edhe ndryshimet e fundit në BE dhe i bën thirrje qeverisë të fokusohet në avancimin e reformave së bashku me opozitën. Vijimi i reformës ka vijuar, vettingu po ashtu ka dhënë progres. Në raport flitet edhe për fusha kyçe. Shqipëria ka patur ecuri edhe në luftën kundër korrupsionit. Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillimi i një bilanci të fortë.

Një fushë që ngrihet shqetësim është liria e fjalës. Bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë. Disa pr/ligje janë ende për t’u miratuar. Sa i përket kritereve ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë. Delegacioni i BE do të vijojë në mbështetjen e vet në këtë detyrë. Dhe presion bashkëpunim me qeverinë, por edhe me institucionet e tjera kyce.” u shpreh ajo.

Pyetur nga gazetarët, ambasadorja ka dalë kundër “pasaporta të arta”, duke sjellë se si vende të unionit që kanë ndjekur në procedurë të tillë janë ndëshkuar duke u paditur në gjykatën e drejtësisë së BE.

“Sigurisht që BE respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe, e dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do duhet të marrë vendimin”, tha ambasadorja.

Një koment e ka pasur edhe për amnistinë fiskale, nismë e propozuar nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar si një rrezik për pastrimin e parave.

“Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave”, tha ambasadorja.

Qeveria shqiptare ka marrë përsipër realizimin e 2 nismave, e para për të ashtuquajturat ‘pasaportat e arta’, që kanë të bëjnë me dhënien e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, e ndërsa amnistia fiskale ku i lejohet një personi të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:53
Progres-raporti 2022, Komisioni Europian vlerëson pozitivisht bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe peshkimin

Raporti i progresit i publikuar nga Komisioni Europian për periudhën Shtator 2021 – Shtator 2022, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Duke u ndalur në secilin sektor si bujqësia dhe zhvillimi rural, siguria ushqimore dhe peshkimi, Komisioni Europian në dokumentin e përvitshëm të matjes së performancës së Shqipërisë në përafrimin e politikave dhe ligjeve me Bashkimin Europian rendit arsyet e rezultateve pozitive të bujqësisë shqiptare. 

Në lidhje me zhvillimin rural, Komisioni Europian shprehet se Ministria e Bujqësisë ka realizuar dhe përmbushur kërkesën e rekomandimeve të kaluara për krijimin dhe ngritjen e regjistrit të fermës si instrumenti që garanton zbatimin e praktikave të mira të prodhimit të vendeve të zhvilluara. Në raportin e progresit Shqipëria vlerësohet pozitivisht edhe për rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve për miratimin e programit IPARD III i cili do të ketë një rritje të buxhetit të mbështetjes me 54% duke arritur në 146 milionë euro me rritje edhe të kategorive të masave mbështetëse. Raporti thekson gjithashtu dhe suksesin në administrimin dhe zbatimin e programit IPARD II në realizimin e plotë të objektivave.

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht ecurinë edhe në sektorin e sigurisë ushqimore ku krahas vlerësimit për punën e realizuar thekson edhe disa detyra të cilat janë në proces. Lidhur me adoptimin e strategjisë kombëtare të sigurisë ushqimore ka përfunduar procesi i draftimit si dhe konsultimi publik. Brenda vitit 2022 përfundon miratimi i strategjisë shoqëruar me planin e veprimit për implementimin e plotë të saj. Gjithashtu lidhur me kërkesën e raportit të progresit për ligjin e shëndetit të kafshëve dhe ligjin e mbrojtjes së bimëve, tashmë ato janë në proces draftimi me asistencë ndërkombëtare bazuar në rregulloret e BE-së.

Gjithashtu për sa i përket kërkesës për plotësimin e trupës veterinare, nga 167 veterinerë në prill të vitit 2021, tashmë janë 444 veterinerë në terren të cilët garantojnë shëndetin e kafshëve. Më tej në fushën e sigurisë ushqimore, ashtu si kërkohet dhe nga Komisioni Europian, është miratuar i plani i survejancës me bazë risku për sëmundjen e Influences Avjare në shtator 2022, ndërkohë që Ministria është në përfundim të planit të survejancës për Murtajën Afrikane të derrave si dhe janë marrë masat për fillimin e fushatës së vaksinimit kundër tërbimit për vitin 2022.

Në sektorin e peshkimit Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, veçanërisht në funksionimin e Sistemit të Monitorimit të Anijeve (VMS) dhe shpërndarjen e burimeve njerëzore për të monitoruar dhe raportuar mbi aktivitetin e anijeve të peshkimit.

Gjithashtu, raporti vlerëson mbështetjen e dhënë për anijet e peshkimit sipas skemës se bashkëfinancimit me 50% të investimit duke theksuar se qeveria ka prezantuar masa të reja mbështetëse financiare për sektorin e peshkimit si pjesë e programit kombëtar të financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022 si dhe ndërtimin e Markatave në Shëngjin dhe Vlorë.

Vlerësim pozitiv behet edhe për testet në sistemin pilot të raportimit elektronik (ERS) dhe përpjekjeve për plotësimin e bazës ligjore në këtë drejtim. Raporti lë detyra në lidhje me peshkimin e vogël artizanal, nevojës së miratimit të Zonave të përcaktuara për Akuakulturën për Shëngjinin, Durrësin dhe Vlorën si një sektor relativisht i ri për Shqipërinë por me një potencial të madh zhvillimi ekonomik dhe punësimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja