Peshëngritësja e ekipit kombëtar që garoi në kampionatin Evropian që po zhvillohet në Tiranë ka kërkuar falje publikisht për faktin që nuk arriti që të merrte medalje të artë në peshën e saj në garën që zhvilloi dje.

"Isha shumë e emocionuar para publikut dhe nuk arrita të jepja maksimumin tim. I kërkoj ndjesë publikut dhe trajnerit tim që nuk arrita të marr medaljen e artë, isha përgatitur maksimalisht, por emocionet më penalizuan" deklaron Begaj.

Megjithatë Begaj premton se medaljen e artë do ta marrë së shpejti, pasi ndodhet në formë shumë të mirë. Shqipëria mori 6 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi në Evropianin e Peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.



d.b/shqiptarja.com