Begaj: Kritikuesit ndaj paraqitjes
sime, nuk marrin vesh nga sporti

Peshëngritësja e njohur shqiptare Romela Begaj shprehet e indinjuar nga kritikat që janë bërë pas paraqitjes në kampionatin botëror të Polonisë. Begaj nuk shkoi më shumë vendi i vendi i tetë në peshën trupore 63 kg. Më parë ka garuar në peshën 58 kg, ku ka fituar 3 medalje argjendi dhe 2 bronzi në kampionatet europiane të peshëngritjes. Në një intervistë për ‘Shqiptarja.com’ Begaj deklaron e irrituar se” kritikat për paraqitjen time në kampionatin botëror i bëjnë ata persona që nuk marrin vesh nga sporti.

Më vjen shumë keq, po të jesh në mesin e 10 sportistëve më mirë në botë në shtangë dhe të kritikohesh më duket jashtë logjike krejtësisht. Me kushtet në të cilat jam stërvitur, kam dhënë maksimumin për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në botë” shprehet shtangistja. Por a ka ndryshuar gjendja pas problemeve me financat e ngritur me forcë pak muaj më parë? “Absolutisht jo. Kam marrë vetëm 4 muaj, ndërsa 8 muajt e tjerë të viti nuk i kam marrë. Më kanë thënë që është bllokuar thesari dhe histori të tjera.

Falenderoj presidentin Gjoza dhe ministren Nikolla për mbështetjen që më kanë dhënë mua, por edhe peshëngritësve të tjerë në kampionatin botëror të Polonisë. E si mund  kritikosh një sportist për paraqitje jo të mirë kur qëndrimi nga shteti ka qenë krejtësisht jo korrekt” thotë 26 vjeçarja. Por a ka besim peshëngritësja te qeveria e re dhe cfarë ka folur me ministren Nikolla. “Pata një bisedë me Lindita Nikollën, e cila më dha shumë besim, fakti që ministrja është femër më jep shpresë se gjerat do të ndryshojnë.

Nikolla më premtoi ndryshimin e situatës dhe mbështetjen për peshëngritjen që është sporti më elitar në Shqipëri. Besoj edhe tek deputeti Fidel Ylli që do të japë një shtysë të madhe në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë këtë sport një herë e përgjithmonë dhe të ngrihemi dhe ne në nivelin e kundërshtarëve në botë që të pretendojmë për medalje, pastaj nëse nuk arrihen objektivat të zhvillohet analizë dhe të merren masa për mos realizimin e objektivave” përfundon Begaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq