Presidenti Bajram Begaj mblodhi diplomatë, ambasadorë dhe politikanë në pritjen me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë. Në mbrëmje mori pjesë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama. E pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa në pritje u rikthye edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas përplasjeve në protestën e 28 Nëntorit në Tiranë, kreu i shtetit dënoi aktet e dhunës dhe bëri thirrje për dialog. Begaj tha se protesta është një e drejtë kushtetuese, por shkatërrimi dhe imponimi nuk ofrojnë zgjidhje.
“Shqiptarët e 1912-s luftuan për liri, flamur dhe pavarësi, që të kishim një shtet. Të tjerët pas tyre rezistuan dhe sakrifikuan për ta mbajtur gjallë atë shtet në kohë të vështira. Shqiptarët e viteve ’90 shembën murin e frikës. Fituam demokracinë. Kemi kaluar periudha të vështira, por kemi gjetur forcën për të ecur përpara.
Sot po rritet një brez që kërkon më shumë zë dhe më shumë vëmendje, më shumë mundësi dhe më shumë përfshirje. Kohët e fundit kemi parë të rinj dhe qytetarë që protestojnë, edhe sot, në fakt, në ditën e shenjtë të flamurit e të bashkimit.
Protesta është një e drejtë kushtetuese dhe e dobishme në demokraci, por dhuna, shkatërrimi dhe imponimi nuk janë zgjidhja e as alternativa. Dialogu dhe rruga institucionale janë zgjidhje. Demokracia nuk kërkon që të mendojmë të gjithë njësoj. Kërkon që, edhe kur mendojmë ndryshe, të ndihemi nën të njëjtën çati, sepse ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan.
Mund të kemi qëndrime të ndryshme për vendime të ditës, por mbetemi të bashkuar, të bashkuar në vlera, për demokracinë, për shtetin e së drejtës dhe për orientimin tonë euroatlantik”, tha Begaj.
Anëtarësimin në Bashkimin Europian, Begaj e paraqiti si një synim të përbashkët që kërkon bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës, institucione të forta dhe një drejtësi funksionale.
“Kjo kërkon bashkëpunim përtej ndarjeve politike dhe përgjegjësi nga të gjithë. Kuvendi, qeveria, opozita, drejtësia, media, shoqëria civile, universitetet dhe çdo qytetar shqiptar kanë role të ndryshme, por përgjegjësinë ndaj Shqipërisë e kanë të njëjtë”, theksoi Berisha.
Në fjalën e tij, Begaj u ndal edhe te siguria kombëtare. Ai vlerësoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarësimin në NATO si shtylla të sigurisë së vendit, ndërsa përmendi mbrojtjen kibernetike, sigurinë energjetike dhe atë ushqimore mes sfidave që Shqipëria duhet të përballojë.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur në publik pas shumë kohësh. Basha i është bashkuar pritjes së organizuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj për 114-vjetorin e Pavarësisë.
-
Si cermoni mortore duket..
Përgjigju -
O Barom a i omli i Rames
Përgjigju -
Ky si çakall servil! Ti z.president dihet qe per nje rroge shet dhe veten e jo me popullin dhe detyren. Fytyre e paturp qe del e reciton fjalet e rames! President nivel patronazhisti!
Përgjigju







Komente
Komento