Begaj me shqiptarët e Bosnjë Hercegovinës: Mbështetje për të drejtat, ashtu si minoriteti boshnjak në Shqipëri
Presidenti Bajram Begaj takim me shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë
Gjatë vizitës zyrtare në Sarajevë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim të veçantë me shqiptarët që jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Komuniteti i përfaqësuar në Sarajevë e Mostar nga shoqata “Bashkësia Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë” ndau me Presidentin e Shqipërisë shqetësimet për çështjen e respektimit të të drejtave të plota si pakicë.
"Gjithashtu, Presidenti Begaj përgëzoi përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, traditave, identitetit kombëtar, ndërsa siguroi se do të jetë krah shqiptarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë në mënyrë që ata t’i gëzojnë këto të drejta, ashtu si minoriteti boshnjak dhe serb në Shqipëri", njoftoi sot zyra e shtypit të Presidencës.
Presidenti Begaj vlerësoi integrimin natyror të komunitetit shqiptar në shoqërinë e Bosnjë- Hercegovinës, duke u zotuar për adresimin e shqetësimeve të tyre.
Rihapja e ambasadave përkatëse nga të dyja shtetet u konsiderua një lajm i mirë për ndihmën që do t’i japë këtij komuniteti.
Shqiptarët në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk përfshihen në tre grupet etnike me të drejtë përfaqësimi në vendimmarrje dhe ky kategorizim i penalizon ata nga pjesëmarrja në politikë, në strukturat lokale dhe ato qendrore.
Presidenti Begaj u shpreh gjatë bashkëbisedimit me komunitetin shqiptar se këtë shqetësim e ka ngritur gjatë takimeve që zhvilloi me Presidentin e radhës së Bosnjë Hercegovinës, anëtarët e Presidencës dhe Kryeministren e vendit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Kinë
27 Nëntor, 16:20
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi
25 Nëntor, 14:18
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)
21 Nëntor, 10:03
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor, 07:24
-
Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD
19 Nëntor, 16:34
-
Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë
19 Nëntor, 15:31
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
Begaj pret kreun e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët, rol të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon
13 Nëntor, 17:15
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10