Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje

Begaj niset për vizitë zyrtare në Austri, takim me homologun austriak dhe shqiptarët që jetojnë atje

Bajram Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, u nis sot drejt Austrisë për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij austriak, presidentit Alexander Van der Bellen.

Presidenti Begaj, sipas axhendës, pritet të takohet fillimisht me Presidentin Van der Bellen, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Gjithashtu është parashikuar një takim me kryeministrin e  ri të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë qëndrimit në Austri, Presidenti Begaj do të takohet edhe me bashkëatdhetarë që jetojnë në Vjenë dhe Landin e Sipërm të Austrisë, Linz.

Marrëdhëniet shqiptaro –austriake janë të hershme dhe kanë avancuar me bashkëpunimin në shumë fusha, bazuar në interesa të përbashkëta strategjike.

Austria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces, që edhe sipas programit të qeverisë së re të drejtuar nga Kancelari Christian Stocker, duhet të kryhet pa vonesa.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit